Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja kur shejtani dobesohet



Ja kur shejtani dobesohet

Prej sherrit të tij është edhe vjedhja e pasurisë së njerëzve. Çdo ushqim ose pije që në të nuk përmendet emri i Allahut shejtanit i ndahet hise prej tij. Në shtëpinë ku nuk përmendet emri i Allahut shejtani e ha ushqimin e njerëzve pa lejen e tyre dhe strehohet në shtëpi pa lejen e tyre. Ibën Ebi Dunja, Allahu e mëshiroftë, transmeton prej selefit se: “Një shejtan e kishte takuar një shejtan tjetër të cilit i thotë: Më dukesh shumë i dobët? I përgjigjet:

Unë e shoqëroj një njeri tërë kohën i cili kur ha e përmend emrin e Allahut dhe unë nuk ha me të, kur pinë e përmend emrin e Allahut dhe unë nuk pi me të, kur hyn në shtëpi e përmend Allahun dhe unë rri jashtë, nuk mundem të hy në atë shtëpi. I thotë tjetri shejtan: Unë e shoqëroj një njeri i cili kur ha nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë ha së bashku me të, kur pinë nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë pi së bashku me të, kur hyn në shtëpi nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë hy së bashku me të, kur bën marrëdhënie me gruan e tij nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë bëj marrëdhënie me gruan e tij”.





(Visited 6 times, 2 visits today)