Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Ja disa nga dobitë e lulelakrës

Ja disa nga dobitë e lulelakrës

lulelakra
Ja disa nga dobitë e lulelakrës

1. Lulelakra nuk përmban aspak yndyrna dhe sodium. Konsumi i regullt i lulelakrës zvogëlon riskun nga nje sërë tipesh të kancerit
2. Lulelakra përmban këto vitamina: B1 (thiamine), B2 (ribaflavin), B3 (niacin), B5 (pantothenic acid),
B6 (pyridoxine) dhe B9 (folic acid), gjithashtu përmban dhe minerale e agjente fitokemikale. Janë një burim i mirë i fibrave, proteinave, fosforit, potasiumit dhe shumë vitaminë C.
3. Lulelakra përmban potasium dhe minerale të cilat janë esenciale në zhvillimin e muskujve dhe kockave.
4. Lulelakra përmban përberës të njohur si isothiocynates të cilat pengojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene.
5. Konsumi i regullt i saj ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira, kjo se pse permbajnë shumë antioksidante dhe vitaminë C.
6. Lulelakra redukton rrezikun e sëmundjeve të cilat vijnë si pasojë e rritjes së stresit oksidativ duke perfshirë
ketu sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Stresi oksidativ është mbingarkesa me molekula te ashtuquajtura radikale te paoksigjenuara të cilat i prodhon vetë trupi. Clirimi i ketyre redukton rezikun nga kanceri ne zorren e trashe, mushkeri, prostate dhe gji (tek femrat).
7. Lulelakra gjithashtu përmban sasi të mëdha të vitaminës K dhe omega 3 acide, të cilat kanë një ndikim të madh ne mbrojtjen nga ndezjet e ndryshme. Gjithashtu si rezultat i kësaj reduktohet reziku nga sëmundjet si atriti, obeziteti, diabeti, ndezja në zorr dhe kolitet koliti.
8. Ajo gjithashtu ndihmon në uljen e inflamacjonit dhe patologjive në venat e gjakut, duke mundësuar një qarkullim të përkryer në të gjithë pjesët e organizmit.
9. Konsumi i lulelakres bënë të mundur furnizimin e trupit me glukosinolate gjë e cila bënë aktivizimin e
sistemit detoktifikues te organizmit. Kërkimet kanë treguar se ajo gjithashtu luan një rol të rëndesishme
në mbrotje nga lloje të ndryshme të kancerit.
10. Përdorimi i lulelakres i mundëson trupit furnizim me allicine agjent ky i cili ndihmon në
ruajtjen e shëndetit të zemrës, si dhe përmban selenium i cili në kombinim me vitaminen C ndihmon në shtimin e imunitetit dhe mbatjen në nivele normale të kolesterolit.