Quinta-feira, 20/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja cilat janë 7 arsyet pse duhet të lexosh libra



Ja cilat janë 7 arsyet pse duhet të lexosh libra

Këto janë 7 arsyet pse duhet të lexosh, shikoji me vëmendje, e më pas merr në raft librin tënd të preferuar, ndërkohë përgatiti vetes një çaj të nxehtë dhe fillo lexo! Ngjarjet që ndodhin do të rrëmbejnë në një botë magjike, ku nuk ka limite!

Ka shumë arsye pse duhet të lexosh një libër. Përvoja e leximit të një historie është shumë më ndryshe se sa ajo e shikimit të një filmi. Provo gjej kohë të lexosh në shtrat para se të flesh dhe dalë nga dalë do e ndjesh se të ka munguar kjo përvojë relaksuese e leximit të librit.

Këto janë 7 arsyet pse duhet të lexosh, shikoji me vëmendje, e më pas merr në raft librin tënd të preferuar, ndërkohë përgatiti vetes një çaj të nxehtë dhe fillo lexo! Ngjarjet që ndodhin do të të rrëmbejnë në një botë magjike, ku nuk ka limite e gjithçka është e mundur!

1. Stimulon imagjinatën

Të gjithëve na pëlqen të shikojmë televizorin dhe filmat, por njëra nga arsyet më të mira të leximit të librit është se ju përdorni imagjinatën tuaj për të përshkruar karakteret dhe gjërat që i rrethojnë. Është gjithnjë e rëndësishme të kesh imagjinata aktive dhe leximi i ndonjë libri interesant është rrugë e sigurt për të stimuluar mendjen tuaj!

2. Ofron ikje

Nëse je duke kaluar në situatë të vështirë, ke një ditë të keqe apo ndjehesh depresiv, të humbësh mendjen në një libër është një mënyrë e mirë. Kjo ndodh për shkak se fokusohesh në krijimin e rrethanave dhe karaktereve në libër dhe për një moment harron telashet që të preokupojnë.

3. Informative

E di që interneti e bënë të lehtë të gjejmë informatat që dëshirojmë por më duhet të them se gjërat që i mësojmë duke lexuar një libër kanë mbetur me mu (në memorie) për vite të tëra, jo sikur ato që kam mësuar nga interneti. Edhe pse nuk do të ndalem së kërkuari informacione të reja online, prapë se prapë e di që informacioni do mbetet më gjatë në mendjen time nëse lexoj në libër.

4. Pasuron fjalorin





Ata që lexojnë rregullisht zakonisht kanë fjalor më të pasur se sa ata që rrall lexojnë. Kështu që po që se në të ardhmën ëndërron të bëhesh shkrimtar apo folës plublik (të dalësh shpesh para publikut), thesari i fjalorit tuaj është shumë i rëndësishëm të jetë i pasur. E për ta pasuruar fjalorin duhet të lexosh se vetëm kështu arrin të mësosh fjalë dhe shprehje të reja. Sigurisht ju ka ndodhur të hasni fjalë që nuk e keni dëgjuar më parë, por konteksti i fjalisë ju ndihmon ta kuptoni dëmethënien e fjalës së panjohur dhe kështu fillon ta përdoresh në biseda të përditshme.

5. Librat shpesh janë më të mira se sa filmat që bëhen bazuar në to

Ka përjashtime, por shumica e librave janë gjithnjë më të mira se sa filmi që bëhet bazuar në to. Kjo për shkak se filmi ka 2 ose më së shumti 3 orë për të treguar tërë ngjarjen. Ndërsa libri është shumë më i gjatë dhe ka mundësi të përshkruajë shumë më shumë detaje të zhvillimit të situatave dhe karaktereve. Këtë e kam provuar kur kam lexuar librin “The Davinci Code”, kur kam parë filmin kam vërejtur se shumë detaje që gjenden në libër mungojnë në film.

6. Heshtje

Ti mund të lexosh gati në çdo vend pa penguar dikë tjetër rreth teje. Mund të lexosh në shtrat pa e zgjuar këdo tjetër që ke aty, mund të lexosh në transportues publik, autobus, tramvaj, tren dhe aeroplan… jo në veturë mos e provo. Leximi është mënyrë e mirë e kalimit të kohës pa e penguar dikë tjetër.

7. Inkurajon tjerët

Nëse ju shohin që po lexoni kjo do t’i inkurajojë ata që ta bëjnë të njëjtën gjë. Leximi ka aftësi të hap shumë rrugë dhe sot shumë fëmijë të vegjël dhe të rritur nuk inkurajohen aq sa duhet për të lexuar për kënaqësi dhe mendojnë se leximi është thjesht për detyrë shtëpie dhe diçka që kërkohet detyrimisht nga ta. Duke lexuar ju tregoni se leximi është kënaqësi e kështu mund t’i bësh fëmijët të fikin televizorin dhe të lexojnë pak më shumë.

(Visited 20 times, 1 visits today)




Top