Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nga konsumimi i një ushqimi të shpejtë

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nga konsumimi i një ushqimi të shpejtë

diabeti2Ndonjëherë mund të pyesni veten se çfarë ndodh me trupin tuaj, kur ju konsumoni një ushqim të shpejtë dhe të thatë, siç mund të jetë hamburgeri? Megjithatë ne duhet të dimë se çfarë ndodh ekzaktësisht nëse i konsumojmë këto ushqime gjithmonë dhe jo nëse i konsumojmë vetëm njëherë apo shumë rrallë. Kjo vetëm për faktin e thjeshtë se gjithkush mund të ketë ngrënë qoftë edhe vetëm njëherë në jetë një hamburger, kështu që nuk mund t’i fusim në këtë përmbledhje. Prandaj këtu fusim individët, të cilët konsumojnë rregullisht ushqime të shpejta dhe të thata, siç thamë hamurgerin, sanduiçët e llojeve të ndryshme. Përse po flasim për to, çfarë ndodh me trupin tonë? Ja të shohim se çfarë ndodh me disa pjesë të trupit të këtyre individëve:

 Truri: Ka një arsye se pse  hamburgerët konsiderohen si një ushqim i mirë – kjo për faktin e thjeshtë sepse mishi i kuq që përmbajnë këta hamburger përmbajnë zbutës të aminoacidit triptofan, i cili ndihmon trupin tuaj të prodhojë hormonin serotonin, që ju bën juve të ndiheni mirë dhe ju jep një ngritje të humorit.

 Zemra: Tek këta hamburger mund të gjeni nga mishi i kuq një yndyrë të ngopur. Me kalimin e kohës ju duke konsumuar rregullisht hamburger, rrisni dhe nivelin e yndyrës së ngopur duke shfaqur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës, po edhe duke rritur rrezikun për shfaqjen e kancereve të ndryshme. Këto hamburgera janë të pasura në nivele të larta me kripë kështu që trupi juaj mund të mbajë shumë lëngje dhe në këtë mënyrë mund të ndiheni të fryrë. Kjo ndjenjë ose kjo fryerje mund ta detyrojë zemrën tuaj që të punoj më shumë duke rritur kështu edhe presionin e gjakut.

 Qarkullimi i gjakut: Sipas një studimi të botuar në gazetën Kanadeze të Kardiologjisë, dëmtimi i arterieve ndodh edhe pasi hahet një vakt i shpejtë i këtyre ushqimeve. Akoma më keq nëse konsumohet vazhdimisht ku yndyrna e ngopur e mishit të këtyre hamburgerave mund të rrisë nivelet e kolesterolit. Megjithatë diçka pozitive e kanë, sepse mishi i kuq përmban shumë hekur, diçka që shumë gra pasi lindin e kanë shumë të nevojshëm. Ai gjithashtu ofron vitaminë B12, e cila mban qelizat e kuqe të gjakut të shëndetshme, dhe zinkun, i cili promovon një sistem imunitar  të fortë.

Sheqeri në gjak: Duke qenë se karbohidratet e rafinuara në simitet e hamburgerave janë tretur shpejt, kjo mund të shkaktojë rritjen e nivelit të sheqerit si dhe hollimin e gjakut. Në një afat më të gjatë, një dietë e lartë në karbohidrate të rafinuara mund të arrijë deri në shfaqjen e rrezikut të prekjes nga diabeti i tipit 2.

 Kockat dhe muskujt: Mish i kuq është një burim i mirë i proteinave, të cilat sigurojnë energji të menjëhershme dhe ndihmojnë në krijimin e kockave dhe muskujve për një afat më të gjatë.

 Pesha e trupit: Hamburgerat ose ushqimet e shpejta, janë shpesh të larta në kalori. Me kalimin e kohës, këto kalori mund të çojnë në fitimin e një peshe, e cila ju vendos juve përballë shfaqjes së rreziqeve të sëmundjeve të ndryshme siç mund të jetë diabeti i tipit2./gazetamendimi/

J.K