Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja çfarë duhet të hani për mëngjes që të bini nga pesha!

Ja çfarë duhet të hani për mëngjes që të bini nga pesha!

Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës, veçanërisht kur jeni duke u përpjekur të humbni peshë. Sipas një studimi , një tas me tershere është zgjedhja më e mirë për mëngjesin.

Studimi përfshinte 36 burra dhe gra të ndarë në tre grupe, të cilët konsumonin rreth 350 kalori për mëngjes. Grupi i parë hengri tershere , grupi i dyte miser , dhe grupi i tretë kishte vetëm një gotë ujë në vend të mëngjesit. Për tre orët e ardhshme, pjesëmarrësit kishin ngopje dhe gjak të testuar në mënyrë që të kontrollonin nivelet e tyre të sheqerit në gjak dhe të insulinës. Më pas, të tre grupet hëngrën të njëjtën drekë.

Rezultatet treguan se grupi që hëngri tershere për mëngjes ishte më i uritur gjatë mëngjesit dhe pasdites dhe konsumoi 31% më pak kalori për drekë. Njerëzit mbipeshë nga grupi performuan edhe më mirë, duke ngrënë 50% më pak kalori për drekë.

Pjesëmarrësit nga grupet e tjera ndiheshin të uritur vetëm tre orë pas mëngjesit të tyre. Është interesante të theksohet se grupi i dytë hëngri të njëjtën sasi kalorish si grupi i parë, por u ndje i uritur më shpejt se të tjerët. Kjo është për shkak të aftësisë së tersheres për të qëndruar në stomak më gjatë.

Kjo është vetëm një nga hulumtimet e shumta që njeh tersheren si ushqim më të dobishëm për humbjen e peshës. Nëse doni të konsumoni 31-50% më pak kalori gjatë ditës, tershera duhet të jetë zgjedhja juaj për të filluar ditën.

Burimi: healthylivingteam.net
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 573 times, 1 visits today)
Top