Domingo, 22/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

JA ÇFARË DUHET TË HANI NËSE PËRPIQENI TË MBETENI SHTATZËNË

JA ÇFARË DUHET TË HANI NËSE PËRPIQENI TË MBETENI SHTATZËNË

Seleniumi është një mineral që në doza të vogla, mund të ketë ndikim shumë të madh në mirëqenien e organizmit.
Nga studimet klinike është vërtetuar se ky mineral ka lidhje të drejtëpërdrejtë me fertilitetin e gruas. Por i marrë në sasi të mëdha (200 mikrogramë në ditë seleniumi rrit rrezikun e diabetit tip 2, kacerit të prostatës dhe ndikon negativisht në shëndetin e zemrës.
Megjithatë nëse ky mineral merret përmes ushqimit dhe jo suplementeve ka shumë për t’i ofruar organizmit tonë! Ju vetëm duhet të siguroheni që dieta juaj të përmbajë ushqimet e mëposhtme.

Arra braziliane janë burimi më i mirë i selenit. 
6 deri në 8 arra mund t’i sigurojnë organizmit 544 mikrogramë selen. Ju nuk duhet të hani më shumë se 2.

Peshk
Toni është lloji i peshkut më i pasur në këtë mineral, por nuk duhet ta teproni pasi niveli i lartë i metalve të rënda si mërkuri mund të shoqërohet me efekte të padëshirueshme.
Ushqime të tjera të detit që janë të pasura në selen janë karkalecat, sardelet etj.

Mishi i pulës, viçit
Ashtu si peshku dhe mishi është i pasur me selen.Duhet të zgjidhni mish organik të freskët!

Gjiza
Ky nënprodukt i qumështit ju siguron jo vetëm selen por edhe 103 mikrogramë calcium.

Përfshirja e drithërave në dietë është gjithashtu e këshillueshme për gratë që janë në përpjekje për të mbetur shtatzënë.

(Visited 443 times, 1 visits today)
Top