Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Termi autizëm ka hyrë tashmë në fjalorin e zakonshëm dhe shpeshherë përdoret për fëmijët me sjellje të gjykuara si jonormale; për shembull ata me tendencë për t’u izoluar ose që kanë vështirësi për t’u integruar në botën që na rrethon. Neuropsikiatri për fëmijë, Leonardo Zoccante, qartëson më shumë rreth këtij shqetësimi. Autizmi është një gjendje, […]
Termi autizëm ka hyrë tashmë në fjalorin e zakonshëm dhe shpeshherë përdoret për fëmijët me sjellje të gjykuara si jonormale; për shembull ata me tendencë për t’u izoluar ose që kanë vështirësi për t’u integruar në botën që na rrethon. Neuropsikiatri për fëmijë, Leonardo Zoccante, qartëson më shumë rreth këtij shqetësimi. Autizmi është një gjendje, […]
Ja çfarë duhet të dini për autizmin

Termi autizëm ka hyrë tashmë në fjalorin e zakonshëm dhe shpeshherë përdoret për fëmijët me sjellje të gjykuara si jonormale; për shembull ata me tendencë për t’u izoluar ose që kanë vështirësi për t’u integruar në botën që na rrethon. Neuropsikiatri për fëmijë, Leonardo Zoccante, qartëson më shumë rreth këtij shqetësimi.
Ja atëherë se çfarë është e dobishme të dini për të mos arritur në konkluzione të parakohshme, kur fëmija bën sjellje që mund të gjykohen si “jonormale”.
Më shumë sesa për autizmin, më mirë të flisni për shqetësime të spektrit autik
Në të kaluarën besohej si një fazë foshnjore e psikozës, ndërsa sot dihet se, autizmi është një “çrregullim neurobiologjik”, me karakteristikat e veta dhe një prirje të qëndrueshme, që në ndonjë rast mund të ketë tendencë të përmirësohet me kalimin e kohës. Sepse, autizmi mund të shprehet nëpërmjet niveleve të ndryshme mendore.
Simptomat e mundshme të autizmit
Autizmi karakterizohet nga paaftësia për të bashkëvepruar me botën e jashtme. Manifestohet me mbylljen ndaj të tjerëve, mungesën e mësimit të gjuhës (në 50% të rasteve) ose me komunikimin verbal vend e pavend. Lidhet me tendencën për t’u izoluar në vetvete, me përsëritjen e sjelljeve të veçanta, paaftësinë për të kuptuar ekspresionet dhe sjelljet, të cilat karakterizojnë jetën shoqërore normale dhe afektive (për shembull, përqafimet dhe buzëqeshjet). Simptomat nuk janë të njëjta për të gjithë, por variojnë sipas shkallës së çrregullimit.
Autizmi nuk është në rritje e sipër, por ka më shumë diagnoza
Megjithatë, gjatë viteve të fundit, mes njerëzve është përhapur ideja se autizmi po përhapet shumë. Por në të vërtetë, nuk është e sigurt nëse është pikërisht kështu. Aktualisht, presupozohet se shqetësimi i spektrit autik prek katër – gjashtë fëmijë për një mijë lindje. Për të shkuarën, nuk ka të dhëna të sakta.
Diagnoza e parë duhet të bëhet nga viti i dytë ose i tretë i jetës
Rreth moshës dy vjeç – dy vjeç e gjysmë, ju mund t’u konstatoni fëmijëve diagnozën e parë autike, edhe pse disa sinjale mund të kuptohen edhe më parë. Sigurisht, shqetësimi nuk mund të zhduket papritur pas moshës trevjeçare, nëse më parë nuk është marrë asnjë masë.
Është e kotë të bëni “diagnoza” personale. Më mirë t’i drejtoheni një specialisti
Shenjat e para të autizmit mund të evidentohen që në shtatë muajt e parë të jetës, megjithëse për të dalluar diçka me saktësi, ju duhet të prisni pak kohë derisa fëmija të bëhet më i madh dhe sigurisht të shkoni te specialisti. Këto janë disa nga sinjalet e para të autizmit: fëmija nuk i drejton duart drejt jush për ta mbajtur në krahë; nuk manifeston reagime të veçanta kur nuk ju sheh; reagon shumë pak ndaj tingujve; ka vështirësi për t’iu imituar; është shumë i irrituar.
Sinjalet e mundshme të indiferencës kundrejt mamasë dhe disa lojërave
Një fëmijë i prekur nga spektri autik, mes 12 dhe 24 muajve të parë të jetës së tij tregohet shumë indiferent ndaj nënës së vet: nuk qan kur ajo largohet apo nuk qesh kur i afrohet. Nuk manifeston interes për lojërat dhe nuk kënaqet nëse i këndohen ninulla apo këngë. Kur sheh një objekt, nuk kërkon ndihmën e nënës për ta marrë. Nuk kërkon përfshirjen e të tjerëve nëpër lojëra. Për më tepër, nuk shpreh asnjë fjalë njërrokëshe (“ma”, “ba”, “xha”, “ta”). Nuk i kupton gabimet dhe nuk u bindet rregullave të thjeshta.
Shkaqet e autizmit nuk janë ende të qarta
Për sa u takon shkaqeve të autizmit, ato nuk janë ende të qarta, edhe pse studimet e fundit mbi këtë argument kanë tentuar të hedhin pak dritë. E vetmja gjë që dihet, ka të bëjë me faktin se ai është një lloj çrregullimi që ndodh në tru.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 10, 2018 / By M.I Kuptimi i mësyshit
February 10, 2018 / By M.I 10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
February 10, 2018 / By M.I Një investim i shëndosh sukses për të ardhmen
February 10, 2018 / By M.I Si të lumturohet jeta e dy bashkëshortëve
February 10, 2018 / By M.I Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çaj jeshil çdo ditë
February 10, 2018 / By M.I VLERA JUAJ NUK BIE EDHE PËRKUNDËR NËNÇMIMIT
February 10, 2018 / By M.I A keni këtë ndjesi në këmbët tuaja gjatë natës? Kujdes, mund të jetë diçka serioze!