Quinta-feira, 4/6/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Israja dhe Mi’raxhi – Prej mrekullive mbinatyrore

Israja dhe Mi’raxhi – Prej mrekullive mbinatyrore
Israja dhe Mi’raxhi

Prej mrekullive mbinatyrore dhe argumenteve te qarta me te cilat All-llahu e dalloj kete pejgamber eshte edhe dergimi i tij brenda nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit deri ne Mesxhidi Aksa Ai aty fali dy rakate namez si imam i te gjithe te derguarve te tjer te All-llahut

“pa te meta eshte Lartemadheria e Atij qe robin e Vet e kaloj ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes)rrethinen e te ciles Ne e kemi bekuar (ia benme kete udhetim) per tia treguar atij disa nga argumentet Tona Vertet Ai eshte degjuesi (i fjalve te Muhamedit) pamesi (I puneve te Muhammedit)” {El Isra 1}

Pejgamberi s.a.s me pas u ngrit ne sfera e larta qiellore ku i pa argumentet madheshtore te All-llahut pa Xhibrilin a.s ne formen e tij te vertet ne te cilen e krijoj All-llahu i fuqishem si dhe u ngrit ne Sidre Munteha (Kufirin e fundit) duke i kaluar te shtate sferat qiellore qe ne fund bisedoj me All-llahun Fuqiplot dhe i afrohetAtij

“A po beni polemik atij per ate qe ka pare? Ate (Xhibrilin) e ka pare edhe heren tjeter (E ka pare) tek Sidretul Munteha Qe prane saj eshte xhennetul Me’va (kopesht strehimi i,,,) Atehere kur sidren e mbuloj cka e mbuloj shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoj e as nuk tejkaloi .Ai (Muhamemedi) vertet pa disa nga shenjat e medha te Zotit te vet’ {En Nexhm 12-18}

kurejshitet nuk besuan Pejgamberin s.a.s i cili pohonte se vetem brenda nje pjese te nates kishte kaluar prej Mesxhidi Haramit deri ne Mesxhidi Aksa ndersa karvanet e deveve te tyre udhetimin e tille e kalonin brenda disa javeve e si eshte e mundur qe nje njeri te shkoj e te vije brenda nje pjese te nates !
Kjo ceshtje qe habit por habit humben kur e dijme se Ai i cili e kaloi pejgamberin e Tij ne nje pjese te nates Ishte All-llahu Fuqiplot Vertet All-llahu eshte i fuqishem per c’do gje

(Visited 35 times, 1 visits today)
Top