Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Trupi apo aspekti fizik ka llojin e vet dhe nga lloj-llojshmëritë ka mësime që marrim, ashtu siç marrim mësime nga shkenca e fizikës dhe gjërave statike dhe jo statike që Allahu i krijoi. Shkenca e fizikës që studjon gjërat në gjendje të ngurtë, të lëngët (avullt) dhe të gaztë, ka procese shum interesante. Fizika dmth […]
Trupi apo aspekti fizik ka llojin e vet dhe nga lloj-llojshmëritë ka mësime që marrim, ashtu siç marrim mësime nga shkenca e fizikës dhe gjërave statike dhe jo statike që Allahu i krijoi. Shkenca e fizikës që studjon gjërat në gjendje të ngurtë, të lëngët (avullt) dhe të gaztë, ka procese shum interesante. Fizika dmth […]
Islami mbi shkencën e fizikës

Trupi apo aspekti fizik ka llojin e vet dhe nga lloj-llojshmëritë ka mësime që marrim, ashtu siç marrim mësime nga shkenca e fizikës dhe gjërave statike dhe jo statike që Allahu i krijoi.
Shkenca e fizikës që studjon gjërat në gjendje të ngurtë, të lëngët (avullt) dhe të gaztë, ka procese shum interesante. Fizika dmth “njohja e natyrës”, është shkenca natyrore që përfshin studimin e çështjes dhe lëvizjes së e sajë nëpër hapësirë dhe kohë, së bashku me konceptet e lidhura të tilla si energji dhe forcë.Më gjerësisht, kjo është analiza e përgjithshme e natyrës, e kryer në mënyrë që të kuptojmë se si universi sillet.
Përzierja më interesante në shkencën e fizikës na shfaqet në kuranin famlartë nga ekipi puntorë i Dhulkarnejnit a.s, i cili kishte një staf të përgatitur ku bënte gjëra të dobishme anë e kënd botës.Dobin e tijë ende e gëzojmë dhe ne sepse ai bëri penden me lejen e Allahut ti pengojë të egrit e shkatërruesit Jexhuxh-Mexhuxh.Ai (Dhulkarnejni) tha: “Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!”. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: “Ndizni!”, e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedhë atij!” E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.(Kehf, 95, 96, 97).
Kur përmendet fuqia punëtore, pra vjen shprehja fuqi, mos harroni se këtu është një urtësi shum e madhe të cilën fizikantët e zbërthejnë në këto pika:
1. Fuqia (fizikë) derivati kohor i punës ose shpejtësia e konvertimit të energjisë në punë
2. Fuqia elektrike shpejtësia e konvertimit të energjisë elektrike nga një qark
3. Fuqia optike tregon sasinë diverguese të lentes
4. Densiteti spektral i fuqisë një funksion qe tregon energjine qe mbartet në frekuencat e një sinjali
5. Fuqia efektive e rrezatuar matë fuqinë rrezatuese të një radio transmetuesi.
Allahu ja jep këtë fuqi fizike-trupore kuj të dojë si fjala vjen me Talutin: Pejgamberi i tyre u tha: “All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin”. Ata thanë: “Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur”? Ai tha: “All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore”! All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.(Bekare 247)
Pra fuqia trupore duhet të gërshetohet dhe me atë intelektuale, që të na jep Allahu sukses, se në dor të tij është suksesi.Në ligjin e fizikantit Njuton çdo veprim ka një kundërveprim, unë këtë teori e mësova përpara se të mësoja fizikën e Njutonit e mësova nga Muhamedi a.s i cili thot: Kur të bie miza në gjellë jepni kundërveprimin zhyteni dhe nxirreni se njërën anë ka helmin e tjetrën ka ilaçin.Pra i ndryshon gjendja. El-Kindi, në shumë prej veprave të tij, prek tema të fizikës teorike dhe praktike. Ndërsa, mendimet e Ibn Sinasë lidhur me këtë temë bëjnë pjesë më së shumti në librat “esh-Shifa” dhe “Isharat ue Tenbihat”.
Veprat më të vyera në fushën e optikës janë: “Kitabu’l-Menadhir” i Ibn Hajthemit, “Tenkuhu’l-Menadhir” i Kemaluddin el-Farisi dhe “Nihajetu’l-Idrak” i Nasirduddin et-Tusi-t.Ndërsa në fushën e Mekanikës dhe Dinamikës, bien në sy: “Kitab fi marifeti’l-Hijali’l-Hendesijje” i el-Xhezirit; “Kitabu’l-Karastinus” i Thabit bin Kurra-s, “Kitabu’l-Hijal” i vëllezërve Benu Musa. Ndërsa, lidhur me mjetet matëse, veprat më të rëndësishme janë këto:“Kitabu’l-Xheuahir” i Birunit si dhe “Kitabu’l-Mizani’l-Hikme” i el-Hazinit është shumë i shquar në këtë fushë. Përsa i përket teknologjisë së orëve më e shquara është vepra e Fahreddin Ridvan Muhammed es-Se’ati-t.Shkencëtarët myslimanë kanë studiuar mjaft çështje insteresantë të fizikës si: Pasqyrat-optike, teoria e rrezes, teoria e ekuilibrit, shtresa retina e syrit etj
Fizika është një nga disiplinat më të vjetra akademike, ndoshta më e vjetër si shkak i përfshirjes së sajë në shkencën e astronomisë.Gjatë dy mijëvjeçarëve të shkuar, fizika ishte një pjesë e filozofisë natyrore së bashku me kiminë, degë të caktuara të matematikës dhe biologjisë, por gjatë revolucionit shkencor në shekullin e 17, shkencat natyrore kanë shfaqur programe unike kërkimore në të drejtën e tyre.Fizika kryqëzon me shumë fusha ndërdisiplinore të kërkimit, të tilla si biofizika dhe kimia kuantike, dhe kufijtë e fizikës nuk janë të përcaktuara si fikse. Idetë e reja në fizikë shpesh shpjegojnë mekanizmat themelore të shkencave të tjera, ndërsa hapin rrugë të reja për kërkime në fusha të tilla si matematika dhe filozofia.
Allahu flet për shumë trupa qiellorë fizik të cilët qëndrojnë në lloj-lloj gjendjesh dhe kanë përmbajtje të ngurta, të gazta të lëngëta.P.sh Allahut betohet në diellin dhe hënen: Pasha diellin dhe dritën e tij! Pasha hënën kur vjen pas tij!(Shems, 1-2).Allahu betohet dhe në yllin dhe tregon mënyrën e rënies së tijë. Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!(Nexhm-1)
Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikën teorike dhe fizikën eksperimentale. Fizika teorike merret kryesisht me formalizimin teorik të dukurive e cili bazohet ne koncepte matematikore, ndërsa fizika eksperimentale merret me rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura natyrore. Megjithë kerkimet e shumta akoma kanë ngelur disa probleme të pazgjidhura në fizikë si dhe fusha të shumta kerkimi të cilat nuk janë eksploruar ende plotësisht.
Hekuri është një nga elementet e theksuara në Kur’an i cili ka forc të madhe fizike dhe shërben shumë në industrinë metalurgjike dhe zevendëson forcën njerzore fizike. Në Suren Hadid, që dmth Hekur, ne jemi të informuar:“Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz…”(Kur’an, 57:25).
Fjala “anzalna, ” e përkthyer si “zbritur” dhe e përdorur në ajet për hekurin, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik për të shpjeguar se hekuri është dhënë që njerëzimi të përfitoj. Por, kur marrim parasysh kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, që është, “zbritje fizike nga qielli”, si në rastin e shiut apo rrezeve të Diellit, ne kuptojmë se ky ajet përfshin një mrekulli shkencore shumë të rëndësishme. Kjo, sepse gjetjet moderne astronomike kanë zbuluar se hekuri që gjendet në botën tonë ka ardhur nga yjet gjigante në hapësirën kozmike. Metalet përmenden në shum vende në kuran në mënyr të qartë edhe metali rrallë diamandi: Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë. [Kurani Rrahman , 22].
Fizika na shërben shum në jetën tonë të përditshme, ajo ka dhe nëndegët e sajë ku shkon deri të robotika dhe dixhitalizimi ekstrem modern.
Shpikjet e mëdha fizike na kan siguruar neve të përfitojmë më shumë kohë dhe fuqi puntore.Prandaj Allahu thot në kuran : ….Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.(Ali Imran-7).
Nëse doni te jeni në rangun e këtyre të zotëve të mendjes duhet :
1). Ta studjomë më shumë fizikën
2). Ta studjojmë kuranin dhe ajetet të cilat lidhen me fizikën
3). Të marrim mësim nga përpunimi fizik i hekurit që bënin Davudi a.s me Sulejmanin a.s
4). Të studjojmë trupin tonë dhe gjendjen tonë fizike
5). Të bëjmë zbulime fizike që janë të mira dhe në shërbim të njeriut
6). Dhulkarnejni kishte staf dhe ne duhet të formojmë staf dhe akademi serioze të bëjmë zbulime që ndihmojnë njerëzimit.
7. Allahu dhe i dërguari i tij na mësojnë të ndryshojmë dhe të kapim teknikat-fizike si mësim.
Përgatiti: Imam.Mr.Arbër Berisha
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
April 1, 2018 / By M.I Halil Kastrati – Biri Im (Official Video) | JETIMAT E BALLKANIT
April 1, 2018 / By M.I Një lutje për të ruajtur shëndetin dhe për tu mbrojtur nga varfëria
April 1, 2018 / By M.I Si te largosh pikellimet?
April 1, 2018 / By M.I Si te kuptoni qe një femër e martuar nuk është e lumtur?
April 1, 2018 / By M.I Pëshpëritja e djallit ndaj njeriut
April 1, 2018 / By M.I Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues
April 1, 2018 / By M.I Me këtë përbërje për 10 ditë, dhimbja në kocka dhe nyje zhdukët!
April 1, 2018 / By M.I Si të bëhesh më i forti i njerëzve?
April 1, 2018 / By M.I Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas djegies