Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ishiasi mund te sherohet duke shkrire yndyren e bishtit (ilja yndyra e bishtit) te deles arabe

Ishiasi mund te sherohet duke shkrire yndyren e bishtit (ilja yndyra e bishtit) te deles arabe

Sherimi i ishiasit
Pezmatimi i nervus ischiadicus

Ibn Maxhxhe ka shenuar ne librin e vet te haditheve Sunen Ibn Maxhxhe transmetimin e imam Muhammed ibn Sirinit, i cili e ka shenuar hadithin qe e ka treguar imam Enesi bin Maliku se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Ishiasi mund te sherohet duke shkrire yndyren e bishtit (ilja yndyra e bishtit) te deles arabe, duke e ndare ne tre pjese te barabarta, dhe duke e pire ne lukth te zbrazet.49

Nervi ishiatik, i njohur ne gjuhen arabe si irkun-nisa, eshte nerv i gjate qe kalon nga vendi i rajonit te nyjes se kerdhokulles (ischium), e cila eshte me e poshtmja nga te tre seksionet e kocit te kerdhokulles, kurse zgjatet nga pjesa e fundit e kofshes deri poshte ne thember. Pezmatimi i nervit ishiatik mund te shkaktohet nga lendimi ose shtypja dhe vepron mbi nervat perreth duke shkaktuar dhembje therese. Vuajtja nga ishiasi per nje kohe te gjate mund ta perhape dhembjen nga rajoni i kerdhokulles neper kercir (tibia) ndermjet gjurit poshte deri te nyelli i kembes. Simptomat e tjere percjelles qe e zgjasin semundjenr nje kohe perfshijne humbjen e peshes trupore dhe dobesimin ose atrofine e kerdhokulles.

Hadithi i permendur me siper ka dy kuptime themelore: gjuhesore dhe mjekesore. Sa i perket kuptimit gjuhesor, nassa ne arabisht tregon nervin ishiatik ( nervus ischiadicus) se bashku me dhembjen e vecante therese qe e ben te paafte personin, e percjell dhe e shkakton, saqe pacienti harron gjithcka tjeter vec tij. Sa i perket kuptimit mjekesor, ishiasi eshte pezmatim i ketij nervi dhe i nervave fqinje qe shkakton dhembje goditese deri poshte ne nyellin e kembes. Sulmet jane te herepashershme dhe ndonjehere zgjasin shume, kurse vuajtjet e pacientit mund te zgjasin edhe disa muaj. Dhembja zakonisht perseritet naten ne te njejten kohe.

Sic eshte shpjeguar ne kapitujt e mesiperm, hadithet e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., ndahen ne dy lloje: te pergjithshem dhe specifike. Sa i perket haditheve te pergjithshem, ata duhet te kuptohen ne raport me kohen, personin dhe gjendjen. Lloji i dyte, ata specifike, dhe ne kete rast nje hadith i tille ka te beje me sherimin e ishiasit te beduineve arabe dhe te njerezve te vendeve perreth, per te cilet ky trajtim eshte me i miri per shkak te kohes dhe vendit.

Nese shkaktari i kesaj frakture te legenit, dislokimi i kerdhokulles, pezmatim i lehte artritik ose levizjet e tjera qe bejne shtypje mbi nervin ishiatik, kjo lloj semundjeje shkakton tharjen ose mungesen e ekuilibrit te lageshtise ( d.m.th. zhvillimin e substances ngjitese koagulabile), qe shkakton nxehtesi, enjtje dhe humbje te funksionit. Ne rastin tjeter te mungeses se baraspeshes se lageshtise, nje substance e tille mund te trajtohet nepermjet hapjes se punes se zorreve, nepermjet perdorimit te nje yndyre te shkrire, e cila, pervec te tjerash, ka veti te pjekjes dhe te laksativit.
Kur ushqimi i kafsheve permban ne vete bime te nxehta, sic eshte per shembull Caulophyum thalictroides, rrenje te bimes te familjes mersine, pelin dhe selvi, vetite mjekesore te ketyre bimeve behen pjese e mishit dhe e yndyres se kafsheve.

Individi mund i perdore keto bime si bime mjekuese ose mund te perdore yndyren e perfituar nga perzierja e ketyre vajrave duke e lyer gjithe gjatesine e nervit ishiatik ose te vihen kompresa te ngrohta.
Pra, sic kemi thene ne kreret e mesiperm, semundjet e njerezve qe perdorin ushqime te thjeshta sherohen kryesisht me ilace te thjeshta, ndersa semundjet e njerezve qe perdorin ushqime te zgjedhura dhe me te llojllojshme kerkojne trajtim me ilace me te llojllojshme. Megjithate, te gjithe mjeket pajtohen qe vetem atehere kur ushqimi natyror nuk mund te siguroje ilacin e nevojshem, mund te pershkruhet per te perdorur ndonje ilac, por individi mund te marre ndonje ilac me te komplikuar, vetem kur ilaci i thjeshte nuk eshte i suksesshem

(Visited 103 times, 1 visits today)
Top