Thursday, 17/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Isha i ri dhe me shoqërim të keqe, kam kaluar netët duke pirë Alkool dhe kam çfarë kam bërë të zezat e Dunjas



Isha i ri dhe me shoqërim të keqe, kam kaluar netët duke pirë Alkool dhe kam çfarë kam bërë të zezat e Dunjas

Tregohet se Fudejl b. Ijadin e kishte zënë gjumi në Arafat, dhe kishte parë në ëndërr se dëgjoi një zë duke thënë:
“O ju njerëz, o ju haxhiler, All-llahu xh.sh fali të gjithë qëndruesit e Arafatit përveç njërin…”
Nga trishtimi u zgjua shpejt, ndoshta është ai që nuk e ka falur All-llahu xh.sh
Përsëri e zuri gjumi, thirri një thirrës;
” O ju qëndrues të Arafatit, të gjithë i ka falur përveç Muhamed b. Harun Hurasani”
U zgjua shpejt dhe shkoi tek fisi Hurasan të pyet për këtë njeri, e treguan se ky që është në këmbë në namaz, dhe se ai rri në dhiker dhe vetëm qanë.
Pasi dha selam, e pyeti a ti je Muhamed Hurasani?
“Po”
Çështë puna jote? Thirri një zë dhe tha:
:Të gjithë janë të falur përveç Muhamed Hurasani ”
Filloi të qante, dhe tha:
Çdo vit kështu më ndodh 40 vite rend me rend, më vie nga një dijetar i devotshëm dhe më thotë se All-llahu nuk më ka falur….
All-llah, All-llah
Isha i ri dhe me shoqërim të keqe, kam kaluar netët duke pirë Alkool dhe kam çfarë kam bërë të zezat e Dunjas.
Nëna ime më priste tek dera derisa të kthehesha në shtëpi, një ditë para Kurban Bajramit isha bërë tapë dhe ajo tek dera kishte qenë me gjellë të nxehtë të përgatitur për Iftarin e agjërimit të ditës Arafatit .
Shtyva derën dhe përplasa nënën time, ia dogja duart dhe mishi gishtave të duarve saj mbeti në Pjatë.
Bashkëshortja më tha:
” e dogje nënën, o i pafytyrë , o zullumqar”
Prej asaj dite jam penduar dhe vijë në Haxh, por më vijnë njerëzit e devotshëm dhe më tregojnë të njëjtën ëndërr…
Fudejl b. Ijadi u kthye tek tenda e vet, ra në gjumë dhe pa ëndërr:
” O Fudejl, tregoji Muhamed Harasanit se e ka falur All-llahu xh.sh”
I tregoi: “O Hurasani, pashë në ëndërr përgëzime se All-llahu të fali”