Domingo, 20/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

INSPIRIM: TË LEXOSH APO JO

INSPIRIM: TË LEXOSH APO JO

INSPIRIM: TË LEXOSH APO JO

Mendja pa njohje nuk ka shumë vlerë. Njohja, përveç tjerash, arrihet me lexim. Njeriu që nuk lexon i ngjan gurit të mullirit i cili sillet (ose nuk sillet) por nuk bluan asgjë për shkak se mungon drithi që duhet hedhur për të bluar. Sikur të ishte vetëm kështu…!
Mendja që nuk lexon është e pafrytshme ngase është joproduktive dhe, si e këtillë, prodhon gjëra të këqija. Pra, do të ishte mirë që mendja e palexueshme të mos ipte gjë. Por ajo prodhon bimë të pa vlerë sikur bari i dëmshëm që rritet përreth bimëve të dobishme.
Leximi të lidh me njerëz të mëdhenj, të mençur e të ditur edhe nëse me ta të ndan koha dhe hapësira. Leximi të bën t’i duash ata, të kesh konsideratë për ta dhe të përfitosh nga ajo që lanë pas, edhe pse ti nuk jeton në kohën e tyre.

Hoxhë Ekrem Avdiu

(Visited 24 times, 1 visits today)
Top