Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Inflamacioni viral i melcise hepatitet!

Inflamacioni viral i melcise hepatitet!

melcia
Sipas specialistëve të shëndetit publik bartësit kronikë të hepatitit B në vendin tonë janë në shifra alarmante.

Sëmundje e rrezikshme që kërcënon deri në vdekje dhe si të mos mjaftonte kjo, rreziku i transmetimit është tepër i lartë. Bëhet fjalë pikërisht për hepatitin B e cila është një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë dhe e rrezikshme bëhet kur kthehet në sëmundje kronike. Në vendin tonë prek çdo vit të paktën 2 mijë persona.

Ndërsa sa i takon bartësve kronikë të sëmundjes në vendin tonë shifrat janë akoma më alarmante. Sipas një studimi të realizuar nga specialistët e shëndetit publik. Ndërkohë specialistë e Institutit të Shëndetit Publik, pohojnë se hepatiti B është një sëmundje e rrezikshme se studimet tregojnë se ndër personat që janë më të prekur nga hepatiti B është stafi mjekësor. Ndërkohë specialistët shpjegojnë rrugët e transmetimit dhe rrezikshmërinë e sëmundjes

*Hepatiti B
Në vendin tonë ka rreth 320 mijë deri në 480 mijë bartës kronikë të hepatiti B. Këta të fundit janë persona që edhe ne mungesë të sëmundjes përmbajnë agjentin infektiv dhe mund t’ua transmetojnë të tjerëve. Sipas specialistëve, do të thotë se potenciali i të sëmurëve nga kjo sëmundje mund të jetë shumë i madh nëse nuk merren masa mbrojtëse. “Në vendin tonë ka çdo vit rreth 2 mijë persona të prekur nga hepatiti B”,- bëjnë të ditur specialistët. Ndërkohë specialistët pohojnë se hepatit B në shumicën e rasteve shërohet por ndonjëherë bëhet kronike duke u transformuar në hepatit kronike apo tumor në melçi. Dhe pika kritike sipas tyre arrin pikërisht kur sëmundje neglizhohet.

Transmetimi dhe shenjat
Rreziku i transmetimit të sëmundjes është 100 herë më i lartë se ai i virusit AIDS dhe rrugët e transmetimit janë të ndryshme. Kështu marrëdhëniet seksuale të pambrojtura sipas specialistëve është një ndër rreziqet kryesore për ta marrë këtë sëmundje. Ndërkohë edhe transfuzioni i gjakut dhe të derivateve të tij të infektuara është rrugë transmetimi i sëmundjes.

Madje nga hepatiti B mund të ndodhë edhe infektimi i të sapolindurit nga nëna mbartëse e virusit. “Sëmundja mund të merret edhe nga kontakti përmes lëkurës dhe mukozave lëngje biologjike të infektuara nga virusi”,- pohojnë specialistët duke shtuar se kjo mund të ndodhe si pasojë e shpimeve ose prerjeve aksidentale me instrumenta apo edhe nga manipulime infektuara pa mbrojtjen e duhur. Ndërsa sa i takon shenjave të sëmundjes specialistët pohojnë se shenjat e para janë lodhje, mungese oreksi, dhimbje kokë, temperaturë, të vjella.

ÇFARE ESHTE HEPATITI, CILAT JANE LLOJET E TIJ, SI DIAGNOZOHET DHE SI KUROHET?

Inflamacioni i mëlçisë është një prej inflamacioneve që mund të kapë mëlçinë si shkak i një virusi të caktuar, i emëruar me një nga shkronjat A-B-C-D-E, etj, sipas llojit të virusit që shkakton sëmundjen, por theksohet se hepatiti i shkaktuar nga virusi hepatit B është më i përhapuri në mesin e njerëzve, sa që numri i të prekurve me këtë virus përcaktohet të jetë 300 miljon njerëz të prekur anembanë botës. Ekzistojnë gjithashtu lloje të tjera hepatitesh, siç është Hepatiti Granulomatoz, i cili shkaktohet nga tuberkulozi, funget (Coccidioides, Candida, Aspergillus), sarkoidoza, brucella, rickettsia, sifilizi, leptospiroza. Po kështu Hepatiti alkoolik, ku sipas statistikave, alkooli është shkaktari numër një i sëmundjeve të mëlçisë në USA. Si dhe Hepatiti Autoimun, i cili prek zakonisht gratë e reja dhe fëmijët, si dhe lloje të tjera hepatitesh, por ne këtu do të bëjmë fjalë posaçërisht për Hepatitin viral.

*Hepatiti viral:

1. Viruset shkaktare janë viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse të tjera si CMV, EBV, HSV, etj.

2. Diagnoza: Bazohet në analizat serologjike dhe në rritjen e transaminazave.

*Hepatiti A:
a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, një picornavirus i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).

b. Përhapet me rrugë fekalo-orale. d.m.th., infeksioni merret nëpërmjet ngrënies të ushqimeve të infektuara.

c. Inkubacioni = 2 deri 6 javë; transaminazat rrinë të rritura për rreth 4 javë.

d. Hepatiti A ka vdekshmëri të ulët, rrallë përparon në hepatit fulminant, dhe tek fëmijët mund të jetë krejt asimptomatik.

e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnë kulmin në javën e parë të sëmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 – 6 muajsh; prania e IgM kundër HAV vendos diagnozën e hepatitit A akut. Antikorpet IgG anti-HAV rrinë të rritura për shumë vjet dhe janë bartëse të imunitetit.

f. Trajtimi i hepatitit A: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.

*Hepatiti B (HBV)

a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, një hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).

b. Përhapet nëpërmjet seksit, shiringave, dhe nga nëna shtatzanë tek bebja (njësoj si virusi HIV i SIDAs).

c. Inkubacioni = 2 deri në 6 muaj. Transaminazat janë më të larta se në hepatitin A dhe rrinë të rritura për rreth 3 muaj.

d. 1-2% e të sëmurëve bëhen bartës kronikë të virusit; përqindja është më e lartë në të sëmurët me mangësi imune dhe në fëmijët; deri në 90% e bebeve të lindura nga nënat me hepatit B bëhen bartës kronikë. Bartësit kronikë kanë rrezik të shtuar për cerrozë dhe kancer të mëlçisë. Më pak se 1% e infeksioneve akute me HBV përparojnë në hepatit fulminant (mortalitet 60%). Infeksioni me HBV mund të shoqërohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit nodoz.

e. Serologjia: si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund të maten: (i) HBsAg është antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet para rritjes të transaminazave dhe qëndron i rritur gjatë kohës të sëmundjes; prania e HBsAg pas zhdukjes të simptomave do të thotë që i sëmuri po e bart virusin kronikisht.

(ii) Anti-HBs është antitrup i drejtuar ndaj HBsAg. Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes të antigjenit kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do të thotë që infeksioni u mund. Anti-HBs gjithashtu është antitrupi që shfaqet pas vaksinimit.

(iii) Antigjeni HBcAg (antigjen jokapsular) nuk shihet në serum por antitrupat anti-HBc fillojnë e rriten shpejt pas shfaqjes të HBsAg. Prania e antitrupave IgM anti-HBc do të thotë që kemi të bëjmë me hepatit B akut ose me keqësim të hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qëndron i rritur për 3 deri 6 muaj. Antitrupat IgG anti-HBc qëndrojnë të rritur për jetë pas infeksionit me virusin e hepatitit B.

(iv) HBeAg është një antigjen viral që shihet vetëm në serumet që janë pozitivë për HBsAg; HBeAg është një formë e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do të thotë që virusi po shumëzohet me shpejtësi. Kur HBeAg qëndron i rritur për më shumë se 3 muaj shanset e kthimit në hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh pason zhdukjen e HBeAg.

(v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik të virusit shkon paralel me praninë e HBeAg, porse prania e HBV DNA është më sensitive dhe më specifike sesa prania e HBeAg.

f. Trajtimi i hepatitit B në mjekësinë moderne bashkëkohore: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj. Barnat që mund të përdoren për hepatitin B janë interferoni alfa dhe lamivudina.

*Hepatiti C (HCV)
a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, një virus i përbërë nga një fije acidi ribonukleik dhe i ngjashëm me flaviviruset.

b. Përhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugë seksuale ose nga nëna tek fetusi është i vogël. Transmetimi nëpërmjet gjirit nuk është i dokumentuar.

c. Inkubacioni = 6 – 7 javë.

d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumë simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herë pas here dhe 80% e rasteve përfundojnë me hepatit kronik.

e. Serologjia: ELISA për antitrupat anti-HCV nuk është shumë sensitive dhe ka specicitet rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet më të lartë; prania e antitrupave anti-HCV me RIBA do të thotë infeksion aktiv por nganjëherë personat RIBA-pozitivë nuk kanë HCV RNA në serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-HCV pa HCV RNA do të thotë infeksion i pasuar me shërim të plotë.

f. Trajtimi i hepatitit C në mjekësinë moderne bashkëkohore: Interferon alfa + ribavirinë.

*Hepatiti D (HDV) Agjenti Delta

a. Virusi i hepatitit D është një virus gjysmak prej acidi ribonukleik që shkakton infeksion vetëm në praninë e virusit të hepatitit B; virusi D ka nevojë për kapsulën e prodhuar nga virusi B.

b. Kur të sëmurët me hepatit B kronik infektohen me virusin D sëmundja mund të keqësohet shpejt, me hepatit të rrufeshëm ose me përparim të shpejtë në cirrozë.

*Hepatiti E (HEV)

a. Virus prej RNA-je i ngjashëm me caliciviruset.

b. Përhapet me rrugë fekalo-orale, dhe nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur.

c. Sëmundja e shkaktuar nga virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik.

d. Tek gratë shtatzana mortaliteti i hepatitit E është i lartë (rreth 10-20%).

**Trajtimet Natyrale për Hepatitin Viral

Aromatherapy: Rozmarina mund të ndihmojnë në stimulimin e funksioneve të mëlçisë.

Ushqimi: Ndiqni një dietë të ulët në proteina dhe të lartë në perime të freskëta për të minimizuar stresin mbi mëlçi. Gjithashtu hani vakte të vogla e të shpeshta gjatë gjithë ditës, dhe shmangni ushqime të tilla si sheqerna të rafinuar, alkoolin, dhe kafeinën, të cilat shkaktojnë stres në mëlçi, dhe sigurohuni të pini sa më shumë ujë të filtruar. Pirja e ujit të freskët me lëng limoni çdo mëngjes dhe mbrëmje, e pasuar nga një lëng perimesh është gjithashtu e rekomanduar për të ndihmuar funksionit e mëlçisë. Zgjedhja e ushqimeve të mira është e domosdoshme.

Klizma: Tre klizma të ngrohta të përditshme mund të ndihmojnë në rritjen e funksionit të mëlçisë.

Qumështi dhe urina e devesë: Efekti i qumështit dhe i urinës së devesë kundër hepatitit dhe shumë sëmundjeve të tjera është vërtetuar tashmë në shumë studime shkencore, dhe kërkimet janë të vazhdueshme për të bërë të mundur prodhimin e ilaçeve natyrale efektive me përmbajtje të qumështit të devesë dhe urinës së saj.

Bimë: Qelizat e mëlçisë janë të rigjenerueshme dhe për rigjenerimin e tyre ndihmojnë shumë bimë prej të cilave: qumështi i gjembit të gomarit dhe jamballi. Po kështu, Tumeric i kombinuar me qumështin e gjembit të gomarit ka treguar se ndihmon në zbutjen e simptomave të hepatitit B. Hurma indiane, rradhiqet, karrota, çaji i jeshil, xhenxhenfili, yellow dock, përdoren gjithashtu në kurimin e hepatit viral.

Terapia me lëngje: Kombinimet e mëposhtme të lëngjeve mund të jenë të dobishme: panxhar, karrota dhe lëngu i barit të grurit; ose hudhër, rodhe, li dhe stafidhe e zezë. Dhe më efektivja: lëng limoni + mjalt blete natyral + vaj ulliri, përziehen në përmasa të barabarta dhe pihen menjëherë pas ngrënies së drekës, duke vazhduar kështu për një kohë sa më të gjatë. Ky kombinim ka efekt të shkëlqyer në aktivizimin e funksioneve të mëlçisë në përgjithësi dhe në infeksionin e fshikëzës së tëmthit në veçanti.
Plotësues ushqimorë: Vitamina C, carotene beta, qumështi i gjembit të gomarit, vitamina B kompleks, faktorët lipotropic, acidi pantothenic, amino acidet free-form, acidi betaine klorhidrik (HCL), multi-enzimat, dhe vaji i aguliçes së mbrëmjes./mjekesiabimorearabe/

Tags: