Sábado, 20/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Inflamacioni – Ndezja



Inflamacioni – Ndezja

tuberkulozi

Inflamacioni – Ndezja

 

10.1. Karakteristikat e përgjithshme

 

Reaksioni më i shpeshtë i organizmit ndaj sulmit të agjentëve patologjik është ndezja. Inflamacioni ka për detyrë jo vetëm ti zhdukë agjentët sulmues por edhe ta sigurojë ripërterirjen e organit përkates. Shkaktarë të ndezjes janë të gjithë faktorët që e dëmtojnë organizmin. Ato i ndajmë në tre grupe:

1. Faktorët fizikë: trauma, temperatura e lartë dhe e ulet, rryma elektrike, rrezatimet e ndryshme etj.

2. Faktoret kimike: materiet e ndryshme ekzogjene dhe endogjene

3. Faktoret biologiike: viruset, bakteriet, rikeciet, funget, parazitet etj.

Emërtimi (terminologjia) e ndezjeve bazohet ne disa rregulla edhe ate:

a) Emrit të organit (në gjuhën latine ose greke) i shtohet prapashtesa “itis” psh.

– Pleura (pëlhura e mushkërive) + itis = pleuritis

– Myocard (muskuli i zemres) + tits — myocarditis

– Hepar (mëlçia) + itis – hepatitis





– Derma (lëkura) + itis — dermatitis.

b) Emri specifik për ndezjen, inflamacionin

– Pneumonia – ndezja e mushkerive;

– Angina – ndezja e bajameve dhe fytit;

– Furunculus – ndezja e gjendrave dhjamore te lekures

c) Emërtimi i saktësuar sipas vendparaqitjes së ndezjes, kohëzgjatjes dhe shkaktarit të ndezjes:

– Perisplenitis (ndezje e parenkimës e cila e rrethon shpretken)

– Parametritis (ndezje e indit rreth mitres)

– Inflamatio accuta (ndezje me kohëzgjatje të shkurtër) ose

– Inflamatio chronica (ndezje me kohëzgjatje të gjatë)

– Lymphadenitis tuberculosa (ndezje e nyjeve limfatike e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit)

– Endocarditis rheumatica (ndezje e shtresës së brendshme të zemrës si rezultat autoalergjik).

Burimi : Doctor Besi Medical Information

(Visited 30 times, 1 visits today)




Top