Segunda-feira, 16/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

INFEKSIONET E RRUGEVE URINARE, TRAJTIMI I TYRE ME BIMET MJEKESORE

INFEKSIONET E RRUGEVE URINARE, TRAJTIMI I TYRE ME BIMET MJEKESORE

INFEKSIONET E RRUGEVE URINARE, TRAJTIMI I TYRE ME BIMET MJEKESORE

Infeksionet urinare renditen te dytat, pas infeksioneve respiratore, per perhapjen e tyre ne popullsi.
Ato shkaktohen nga prania e baktereve patogjene ne rruget urinare. Infeksioni mund te lokaliozohet ne rruget e poshtme urinare si Cistiti, Uretriti dhe Prostatiti ose ne rruget e siperme si Pielonefriti dhe Nefriti.
Infeksionet mund te shfaqen ne menyre acute me nje episode dhe siptoma te forta, ose mund te jene kronike si Cistiti. Ne rastet kur nuk kurohen ne menyren e duhur mund te cojne ne komplikime te tjera te rendesishme si insuficence renale, diabet etj.
Cilat jane shkaqet e infeksioneve ne rruget urinare?
Infeksionet shkaktohen nga depertimi I mikrobeve perms uretres ose nga baktere te cilat jetojne normalisht ne organizmin tone, kryesisht ne zorre. Infeksionet urinare jane me te shpeshta tek femrat ne krahasim me meshkujt per shkak te anatomise te aparatit urinar.
Nder bakteret qe shakaktojne keto infeksione jane Escherichia Coli dhe Staphylococcus Saprophyticus te cilet kolonizojne normalisht zorren.
Disa nga shkaqet e infeksioneve jane:
Kapslleku – per shkak te qendrimit te gjate te feceve ne zonen rektale.
Faktoret anatomike – pengojne fluksin urinar
Hipertrofia e prostates ne rastin e meshkujve
Simptomat e infeksioneve urinare jane:
Urinimi I shpeshte
Dhimbje ne zonen pubike
Dhimbje dhe djegie gjate urinimit
Ethe
Temperature
Gjak ne urine
Diagnostikimi dhe kurimi I ketyre semundjeve duhet te kryhet gjithmone nga mjeku specialist.
Bimet mjekesore japin rezultate positive ne rstin e infeksione me te lehta dhe jot e komplikuara. Cistiti eshte nje nga infeksionet urinare I cili kurohet me se mire me perdorimin e bimeve mjeksore. Qellimi I perdorimit te bimeve behet per te ndihmuar shtimin e diurezes ( eliminimin e ujrave), vecanerisht kur ne organizem grumbullohet uje dhe kripera duke formuar edema (enjtje). Bimet perdoren, gjithashtu, per te menjanuar substancat e demshme dhe helmuese te ndryshme, qe formohen ne gjak gjate ndryshimeve metabolike, apo qe hyjne ne organizem me rruge te ndryshme.
Cilat jane disa nga bimet qe ndihmojne ne kurimin e Cistitit?

Mellaga ( Malva Silvestris)
infeksione1
Gjethet dhe lulet e mellages perdoren ne forme caji kunder semundjeve te traktit urinar sidomos kunder cistitit. Ne rastet me cistit te mesem permiresimi eshte I menjehershem. Gjethet dhe lulet kane veti aniinflamatore dhe qetesuese.
Pergatitja dhe perdorimi: Dy luge caji me lule ose gjethe hidhen ne nje ene ku shtohet 1 gote me uje, permbajtja lihet 15-30 minuta. Caji qe perfitohet kullohet dhe pihet I embelsuar sipas deshires. Mund te pihen 2-3 gota ne dite.
Frytet e Cranberry jane te njohura per vetite e tyre antiinflamatore ne parandalimin e infeksioneve te traktit urinar si cistiti.
Vetite antiinflamatore konfirmohen nga studime klinike te kryera nga National Taiwan University College of Medicine, dhe te publikuara ne revisten shkencore JAMA ( Archives of Internal Medicine di JAMA ). Gjate ketyre studimeve u arrit ne perfundimin se lengu ose kapsulat e Cranberry parandalojne infeksionet e traktit urinar duke penguar zhvillimin e baktereve dhe viruseve qe I shkaktojne.
Duhet te konsumohen dy gota ne dite me leng Cranberry ose preparate te gatshme si suplemente me permbajtje Cranberry per te parandaluar infeksionet e traktit urinar.

Gerdeci ( Arctostaphylos uva ursi)
infeksione3
Gjethet e gerdecit kane si veti te pengojne zhvillimin dhe rritjen e mikroorganizmave ne rruget urinare. Lendet aktive te bimes kane gjithashtu veti dezinfektuese. Uva ursi eshte nje nga bimet qe perdoren me se tepermi ne infeksionet e traktit urinar ne saje te vetise antiinflamatore, antimikrobike dhe qetesuese.
Pergatitja dhe perdorimi: Dy luge caji me gjethet e Uva ursi hidhen ne nje ene ku shtohet gjysme gote uje. Permbajtja zihet dhe lihet ne qetesi per 30 minuta, pastaj kullohet. Caji pihet 2-3 here ne dite.
Kunderindikimet: Bima e gerdecit kunderindikohet ne zhtatzani, laktacion dhe ne insuficence renale. Kunderindikohet perdorimi I bimes per nje kohe te gjate sepse mund te coje ne irritim te mukozes se stomakut dhe diarre.

Hithra (Urtica dioica)
infeksione4
Hithra, lendet aktive te se ciles gjenden tek gjethet, eshte nje bime barishtore shumevjecare e zakonshme tek ne. Gjethet e hithres permbajne tanine, vitamine B2, A, C, K, kripera te potasit etj.
Hithra ka veti diuretike dhe keshillohet perdorimi I saj ne infeksionet e rrugeve urinare. Mund te perdoret si per te parandaluar cistitin kronik ashtu edhe ne episodet acute ku jep nje qetesim te menjehershem.
Pergatitja e perdorimi: Nje luge me gjethet e hithres te thara hidhet ne nje gote me uje, zihet 5 minuta, pastaj caji kullohet dhe pihet. Mund te pihen 1-3 gota ne dite.

LENICYST eshte integrator alimentar me Boronice te kuqe (Vaccinium Macrocarpon) i cili eshte i indikuar ne rastet me:
-Uretrit
-Cistit akut
-Cistit recidivues etj
Vaccinium Macrocarpon eshte nje bime me veti antibakterike e cila vepron duke paradaluar ngjitjen e baktereve ne mukozat e rrugeve urinare dhe duke favorizuar eliminimin e tyre me ane te urines!
Lenicyst permban gjithashtu:
– Uva Ursina (Arctostaphylos uva-ursi) me veti antiseptike dhe antiinflamatore te rrugeve urinare.
-Verga d’oro (Solidago Virgaurea) me veti diuretike duke rritur volumin e urines se ekskretuar e si pasoje favorizon zbrazjen e vezikes urinare.
-Pompelmo fara me veti antimikrobike.

(Visited 970 times, 1 visits today)