Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Indeksi i masës trupore (BMI – Body Mass Index)

Indeksi i masës trupore (BMI – Body Mass Index)
Indeksi i masës trupore (BMI – Body Mass Index)

BMI është një shkallë që na mundëson kontrolin e peshës trupore të përshtatshme për gjatësinë tonë.
Nëse BMI-ja juaj është më pak se 20 [18.4] ju jeni nënpeshë për gjatësinë tuaj dhe duhet të shmangni rënie të tjera në peshë. Merrni një dietë të shëndetshme me produkte me drithëra, perime, fruta, produkte të qumështit, mish dhe peshk. Ju mund të qëndroni të dobët me ushqyes të mjaftueshëm dhe shtesa vitaminike.

Nëse BMI-ja juaj është ndërmjet 18.5 dhe 24.9, ju keni një peshë ideale për gjatësinë tuaj. Ju lutem qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime për të aktivizuar qarkullimin, dhe kjo do të rrisë konsumin e energjisë dhe djegien e yndyrnave. Sigurohuni që të keni një dietë të shëndetshme, të balancuar mirë dhe të qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime si: ecja, çiklizmi ose noti të cilat do t’ju ndihmojnë që të ruani peshën tuaj.

Nëse BMI-ja juaj është ndërmjet 25.0 dhe 29.9, ju jeni mbi peshën tuaj ideale për gjatësinë tuaj. Në rast se konsumoni duhan, rritja e presionit të gjakut dhe niveli i lartë i yndyrnave në gjak do të rrisë faktorin tuaj të riskut. Ju lutem qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime për të aktivizuar qarkullimin, kjo do të rrisë konsumin tuaj të energjisë dhe djegien e yndyrnave. Bini nga pesha. Merrni një dietë të shëndetshme me produkte me drithëra, perime, fruta, produkte të qumështit, mish dhe peshk dhe aktivitetet tuaja do të mbështesin rënien në peshë.

Nëse BMI-ja juaj është ndërmjet 30 dhe 40, ju mund të jeni obezë (në varësi të gjatësisë tuaj). Ju keni një risk të rritur për të pasur probleme serioze shëndetësore, si sëmundje të zemrës, diabeti dhe dislipidemia. Ju duhet të reduktoni pjesën e yndyrës në dietën tuaj të balancuar me 60-80 g yndyrë/ditë. Merrni një dietë të shëndetshme me produkte me drithëra, perime, fruta, produkte të qumështit, mish dhe peshk dhe aktivitetet tuaja do të mbështesin rënien në peshë. Ju lutem qëndroni aktivë duke kryer rregullisht ushtrime për të aktivizuar qarkullimin, në mënyrë që të rritet konsumi i energjisë dhe djegia e yndyrnave.

(Visited 104 times, 1 visits today)
Top