Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

IHS: Sony shpenzon 381 dollarë për të ndërtuar një Playstation 4

IHS: Sony shpenzon 381 dollarë për të ndërtuar një Playstation 4

sony 4

Pak ditë më parë, uebfaqja iFixit ka zbërthyer konsolin e Sony, PlayStation 4 dhe tha se pajisja ishte shumë e lehtë për t’u riparuar. Tani firma kërkimore IHS e ka kryer zbërthimin e vet, por qëllimi i saj ishte për të gjetur se sa kushton për të ndërtuar një prej këtyre produkteve.

IHS: Sony shpenzon 381 dollarë për të ndërtuar një Playstation 4

IHS pretendon se PS4, i cili është duke u shitur për 399 dollarë në SHBA, kushton 381 dollarë për t’u ndërtuar. Shumica e shpenzimeve janë bërë për procesorin e AMD-së, i cili ka një çmim prej 100 dollarësh dhe qarqet e memories që arrijnë në 88 dollarë.

Pjesët e tjera të PS4 përfshijnë diskun e ngurtë Seagate 500GB me një çmim prej 37 dollarësh, diskun optik që kushton 28 dollarë dhe një kontrollues 18 dollarë. Ndërsa kostoja e PS4 është afërsisht e njëjtë në krahasim me çmimin e tij të shitjes me pakicë, duket se kompania ka synuar të nxjerrë fitimet nga shitja e video-lojërave./krokodili.al/