Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Idet, xinxifet apo si t’i doni!



Idet, xinxifet apo si t’i doni!

Idet, xinxifet apo si t’i doni! Disa i quajnë Ide (në Shqipërinë e Mesme), të tjerë XINXIFE (në Jug)KIMCA, shkodranët. Po le t’i quajmë Ide, meqë ka ky emër një farë ngjashmërie me vendin nga janë prodhuar së pari, në Indi mandej në Kinë dhe Lindjen e mesme. Fruti ka qenë i përdorur në mjekësinë kineze për më shumë se 4000 vjet. Sipas një studimi të publikuar Idja përmban kalium, fosfor, mangan dhe kalcium si minerale kryesore. Ka edhe sasi të lartë të natriumit, zinkut, hekurit dhe bakrit. Idet përmbajnë 20 herë më shumë vitamin C se fruti i qitros. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të frutave ndihmon të qetësojë stomakun, lehtësoje fytin, të shtyp oreksin, mbron shëndetin kardiovaskular, rrit metabolizmin dhe pastron enët e gjakut. Trupi kërkon 24 aminoacide të funksionojë dhe idet përmbajne 18 nga 24. Aminoacidet ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe formimin e kockave, lëkurës, muskujve, gjendjen e humorit, hormonet, enzimat në trup. Ato janë gjithashtu thelbësore për ndërtimin e më shumë se 50.000 proteinave të bëra nga trupi njeriut. Aminoacidet ndihmojnë trupin në shërimin e plagëve dhe sëmundjeve. Nga një studim i publikuar thuhet se janë vërejtur efektet mbrojtese të ideve në mëlçi. U gjet se fruti mbron mëlcinë nga lëndimet në studimin qe u bë mbi minjtë. Idet gjithashtu ndihmuan për të eliminuar stresin oksidativ në mëlçi. Stresi oksidativ është kur format e radikaleve te lira në trup bashkëveprojnë me qeliza. Radikalet e lira mund të çojnë në shumë sëmundje. Eksakti i ujit i marr nga frutat e ideve u studjua nga Instituti i kërkimeve “Vaksina dhe Serum “në Iran. Një studim, i cili u botua në numrin shkurt të 2008 ne Cytotechnology, u konstatua se ky ekstrakt pengonte qelizat e tumorit dhe mund të ketë komponime të dobishme për përdorim medicinal. Kjo ishte veçanërisht e dobishme kundër qelizave Jurkat leukemic, të cilat janë të lidhura me leuçemine.





(Visited 1 times, 1 visits today)