Sábado, 28/3/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

IBN NEFISI DHE QARKULLIMI I GJAKUT

IBN NEFISI DHE QARKULLIMI I GJAKUT

IBN NEFISI DHE QARKULLIMI I GJAKUT

Ala el-Din Ebu el-Hasan Ali ibn Ebi-Hazm el-Karshi el-Dimashki, i njohur si Ibn el-Nefis, ishte njE dijetar musliman arab i shekullit XIII. Ai ishte mjek, anatomist, fiziolog, kirurg, oftamolog, psikolog,sociolog, filozof, romansier dhe shkrimtar i fantastikes shkencore, futurist, astronom dhe kozmolog, gjeolog, filolog dhe historian. Ibn Nefisi ka qene po ashtu hafez i Kuranit, haditholog, teolog dhe jurist. Kishte lindur ne Damask te Sirise, kurse punoi ne Kajro te Egjiptit.

Ibni Nefisi eshte me se tepermi i njohur si mjeku i pare qe pershkroi qarkullimin pulmonar, kapilar dhe ate koronar, qe jane baza e sistemit te qarkullimit te gjakut, dhe ai konsiderohet si baba i fiziologjise se qarkullimit dhe si fiziologu me i madh i mesjetes.
Ai gjithashtu ishte ithtar i mjekesise eksperimentale, autopsise dhe analizave mjekesore tek njerezit. I pari shpjegoi konceptin e metabolizmit dhe zhvilloi sistemin e tij te ri nefisian te anatomise fiziologjise, psikologjise dhe pulsologjise, dhe keshtu zevendesoi doktrinat e Ibn Sinait dhe Galenit, duke i diskredituar shume peR teorite e tyre te pasakta per sa u perket eshtrave, muskujve, zorreve, organeve ndijimore, gurmazit, stomakut dhe anatomise se gati çdo pjese tjeter te trupit te njeriut. Ibn Nefisi po ashtu beri skicime per te ilustruar pjeset e ndryshme të trupit ne sistemin e tij te ri fiziologjik.
Perveç kontributeve te tij mjekesore, ai shkroi edhe ne disiplinen islame, si dhe mbi letersine artistike arabe; shkroi novelen e tij teologjike me elemente te hershme fantastiko-shkencore, permes se ciles ai shprehu shume nga qendrimet e tij fetare, filozofike dhe shkencore mbi tema te ndryshme.

Ky punim ishte nje perpjekje e Ibn Nefisit per te pajtuar logjiken me Shpalljen Hyjnore, duke nxjerre ne pah racionalizmin e pikepamjeve islame.
Sa here qe degjojme emrin e Ibn Nefisit, menjehere kujtojme arritjen e tij, zbulimin e qarkullimit te vogel te gjakut, te cilen e regjistroi ne librin e tij me titull ” Shpjegimi i anatomise ligjore. ”
Kjo e vertete qendroi e fshehur per disa shekuj dhe kete zbulim ia atribuan mjekut anglez Uilliam Harvey. Por, e verteta doli ne shesh nga studimi i doktor Muhidin Atauit. Muhidin Ataui e gjeti kete liber ne vitin 1924 ne biblioteken e Berlinit, me numer 62243.


Me studimin eketij libri te cmuar ai pergatit disertacionin e doktoratures ne Universitetin e Frajburgut, Gjermani, me titull ” Qarkullimi i gjakut” .
Ngaqe drejtuesit e tij nuk kishin njohuri per historine e arabeve, e cuan temen e tij per shqyrtim tek orientalisti gjerman Majr Hof. A i e miratoi kete disertacion dhe me pas Xhorxh Sarton e publikoi ne pjesen e fundit te librit te tij, ” Hyrje ne historine e shkences. ”
Ai ne moshe te re kalon nje semundje te rende: ” Me rane disa semundje te ndryshme dhe pasi u sherova, vendosa te merresha me mjekesi qe te isha i dobishem per njerezit” – eshte shprehur ai.

(Visited 51 times, 1 visits today)
Top