Sábado, 20/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ibn Firnas, muslimani që shpiku makinën fluturuese



Ibn Firnas, muslimani që shpiku makinën fluturuese

Një mijë vite para vëllezërve Wright, poeti Islam, astronomi, muzikanti dhe inxhinieri me emrin Abas bin Firnas, tentoi të konstruktoi makinën e parë fluturuese me të cilën njeriu do të ngjitej në hapësirat e ndritshme krahas zogjve.

Në vitin 852 sipas Isës a. s. duke u shërbyer me pëlhurën e madhe e formuar me një konstruksion të lashtë, kërceu nga minarja e Xhamisë së Madhe në Kordovë të Spanjës. Mendonte se me anë të rrezeve do të fluturonte sikur zogjtë. Mirëpo nuk pati fat. Pëlhura e ngadalësoi rënien e tij, dhe ky ishte parashutisti i parë në historinë njerëzore. Abbas ibën Firnasi gjatë rënies fitoi disa plagë të vogla.

Ky njeri i madh, pionier i aviacionit nuk u ndal me kaq. Vazhdoi me hulumtimet e tij duke e perfeksionuar konstruksionin e makinës fluturuese dhe në fund të vitit 875, në moshën 70 vjeçare, e përsosi edhe më shumë konstruksionin dhe dizajnin e makinës fluturuese, e cila ishte e punuar nga mëndafshi dhe puplat e shqiponjës. Sërish tentoi të arrij ëndrrën e vazhdueshme të njeriut për të fluturuar. Këtë herë është ngritë në lartësi nga maja e maleve. Fluturoi përafërsisht në një lartësi dhe qëndroi rreth 10 minuta.





“Aterrimi” nuk shkoi edhe aq lehtë. Erdhi deri te një ngufatje e vogël, sepse Ibën Firnasi, makinës së tij fluturuese nuk ia kishte vendosur bishtin, që në rast fluturimi do të shërben për të ruajtur ekuilibrin. Aeroporti ndërkombëtarë në Bagdad dhe krateri në Hënë bartin emrin e viganit të madh të botës Islame.

(Visited 20 times, 1 visits today)




Top