Quarta-feira’, 24/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Iblisi, armiku i përbetuar!



Iblisi, armiku i përbetuar!

Iblisi, armiku i përbetuar!

Ai na lufton dhe na fton përherë për në Xhehennem dhe ne sërish e pasojmë atë të mallkuar. Pothuajse çdo ditë mashtrohemi prej tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, e megjithatë nuk mbushemi me mend.

Natyrisht se është e qartë se bëhet fjalë për Iblisin, shejtanin e mallkuar dhe të humbur përgjithmonë! Por se shikojeni se ku do të përfundon ai i mallkuar bashkë me pasuesit e tij njerëz dhe xhind.

Mendoj se në këtë rast çdo komentim i mëtutjeshëm është i tepërt, meqë All-llahu i Lartësuar e ka treguar siç është më së miri me vargje/ajete të shumta Kur’anore, disa prej të cilave po i citoj si vijon, se armiku jonë i përjetshëm në këtë dunja ka qenë prej Ademit alejhis-selam, është dhe do të jetë deri në ditën e Kijametit, Iblisi i mallkuar.

Ja këtu ka filluar…

7,11-22: Ne ju krijuam (Ademin) e pastaj ju dhamë formën; e u thamë engjëjve: “Përuljuni në sexhde Ademit!” – Të gjithë iu përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që u përulën. All-llahu tha: “Çfarë të pengoi ty të mos përuleshe, kur të urdhërova?” Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”.; All-llahu i tha: “Atëherë, zbrit prej andej (Xhennetit)! Ti nuk ke të drejtë që të krenohesh në të! Shporru, me të vërtetë, ti je prej të poshtëruarve”.; Iblisi tha: “Më jep afat deri në ditën kur ringjallen njerëzit!”; All-llahu i tha: “Ti je nga ata që u është dhënë afati”.; Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë; e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!”; All-llahu i tha: “Dil prej andej i përbuzur dhe i përjashtuar! Pa dyshim, Xhehennemin do ta mbush me ty dhe me të gjithë ata që shkojnë pas teje!”; Ndërsa Ademit i tha: “O Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në Xhennet dhe hani ç’të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, se bëheni keqbërës!”; Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.”; Dhe iu betua atyre (duke u thënë): “Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë!”; Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij. Pasi e shijuan frutin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e Xhennetit dhe Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli është vërtet armiku juaj i hapët?” 

20,117: Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, se pastaj do të vuani në mjerim!

4,118-121: … (djalli) ka thënë: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu.; Doemos do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’i josh me shpresa të kota … “Kush merr djallin për mbrojtës në vend të All-llahut, ai ka pësuar humbje të qartë.; Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.; Për ata, vendbanim është Xhehennemi dhe nuk mund të gjejnë shpëtim prej tij. 

Duke vazhduar me paralajmërimet …

2,168: O njerëz! … mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur

2,208: O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar

6,142: … mos ndiqni gjurmët e djallit. Ai është për ju armik i hapur





12,5: ai (Jakubi) i tha (Jusufit): “O biri im! Mos ua trego ëndrrën tënde vëllezërve të

tu, që të mos kurdisin ndonjë gjë kundër teje, sepse, vërtet, djalli i mallkuar është armik i hapët i njeriut

17,53: Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli i mallkuar është armik i hapët i njeriut

28,15: Dhe Musai i ra me grusht atij, duke e vrarë. Pastaj tha: “Kjo është punë e djallit! Ai është armik i betuar i njeriut dhe ngatërrestar i hapur! 

35,6: Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur. 

36,60: Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armik i hapët i juaji,

43,62: Le të mos ju shmangë kurrsesi djalli! Ai është vërtet armiku juaj i hapët.

Dhe ja si do të jetë fundi..

14,22: Dhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet, All-llahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me All-llahun (në adhurim).” Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm.

34,20-21: Me të vërtetë, hamendja e Iblisit për ata u vërtetua; ata shkuan pas tij, përveç një grupi besimtarësh të vërtetë.; Por ai (Iblisi) nuk ka pasur kurrfarë pushteti mbi ta. Ne vetëm kemi dashur të zbulojmë se kush beson në jetën tjetër e kush dyshon në të. Zoti yt është Mbikëqyrës i çdo gjëje.

(Visited 42 times, 1 visits today)




Top