Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

I mençuri



I mençuri

I mençuri shmanget nga shoqërimi me njerëzit që zakonisht janë labil dhe largohet nga shoqërimi i atij i cili nuk është i përkushtuar ndaj fesë. Ngase, ai që shoqërohet me dikë, njerëzit e identifikojnë përmes tij. I mençuri duhet të shoqërohet vetëm me atë i cili është sikurse ai apo që i ngjason atij. Nëse patjetër duhet të shoqërohesh me njerëzit, atëherë zgjidh atë i cili ta zbukuron ndejën, nuk të krijon reputacion negativ, nëse të sheh duke bërë ndonjë vepër të mirë e vlerëson atë, nëse të sheh duke bërë ndonjë vepër të keqe ta fsheh atë para të tjerëve (nuk ta shfaq atë), nëse jeni të heshtur ai fillon bisedën dhe nëse i kërkon diçka ai nuk bëhet koprrac ndaj teje.
Mirëpo, shumica e njerëzve në ditët e sotme, ana e tyre e jashtme është ndryshe me anën e tyre të brendshme!

(Ibn Hibbani në err-Rraudah 23)