Sábado, 21/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

I dërguari i Zotit ka thënë:”Sendi i parë që Zoti ka krijuar ishte pena. Ai e urdhëroi atë:”Shkruaj!”

I dërguari i Zotit ka thënë:”Sendi i parë që Zoti ka krijuar ishte pena. Ai e urdhëroi atë:”Shkruaj!”

Zanafilla e krijimit
Pas kësaj hyrjeje të shkurtër, le t’i kthehemi historisë para profetëve, para të dërguarve të Zotit, para krijimit të njeriut, madje, para krijimit të universit. Thotë Zoti i lartësuar në Kuran:”Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Garantues i çdo gjëje.” (Zumer, 62)
“Ai i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngjitet drejt tij. Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni.” (Hadid, 4)
“Është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, teksa Froni i Tij ndodhej mbi ujë.” (Hud, 7)
Transmeton imam Ahmedi – Zoti e mëshiroftë – se Ebu Ruzejn e pyet profetin Muhamed a.s:”O i dërguar i Zotit! Ku qëndronte Zoti para se të krijojë qiejt dhe tokën?”
Profeti a.s iu përgjigj:”Ai qëndronte në zbrazëtirë. Sipër Tij ishte hapësirë e pafund dhe poshtë Tij ishte po hapësirë e pafund. Më pas, Ai krijoi Arshin e Tij mbi ujë.”
Në një hadith tjetër, të cilin e transmeton po imam Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu e shumë të tjerë, Ubade ibnu Samit thotë:”I dërguari i Zotit ka thënë:”Sendi i parë që Zoti ka krijuar ishte pena. Ai e urdhëroi atë:”Shkruaj!” dhe që nga ai çast, pena shkroi gjithçka që do të sillet në ekzistencë gjer në Ditën e Kiametit.”
Pena shkroi gjithçka që i diktoi Zoti nga dijet e Tij, gjë e cila gjendet në Leuhi Mahfudh.
Dijetarët myslimanë kanë mendime të ndryshme mbi sendin e parë të krijuar nga Zoti. Shumica e tyre mendojnë se sendi i parë është ai që transmeton Amr ibnul As, i cili thotë:”Zoti e ka shkruar fatin e të gjithë krijesave, pesëdhjetë mijë vite para se t’i krijojë. Asokohe, Arshi i Tij ndodhej mbi ujë.”
Pra, duket qartë që Zoti fillimisht ka krijuar Arshin e tij dhe më pas ka krijuar penën. Pas tyre janë krijuar qiejt dhe toka. Prandaj, kur thuhet që pena është sendi i parë që ka krijuar Zoti, nënkuptojmë që ajo është e para që ka krijuar nga gjërat e kësaj bote.
Këtë e vërteton dhe hadithi të cilin e transmeton imam Buhariu nga Umran ibnu Husejn i cili thotë:”Delegacioni i Jemenit i thanë të dërguarit të Zotit:”Kemi ardhur që t’i shtojmë dijet tona rreth fesë dhe të pyesim mbi zanafillën e krijimit.” Profeti a.s u përgjigj:”Ekzistonte vetëm Zoti dhe nuk ekzistonte asgjë tjetër para Tij. Arshi i Tij gjendej mbi ujë. Ai shënoi në Dhikr (përkujtues) gjithçka. Më pas Ai krijoi qiejt dhe tokën.”
Pasi Zoti ka krijuar Arshin, ka krijuar penën, të cilën e urdhëroi të shënojë në Leuhi Mahfudh, gjithçka që do të vijë në ekzistencë gjer Ditën e Kiametit.

(Visited 36 times, 1 visits today)
Top