Quinta-feira, 28/5/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

HYRJA DHE DALJA NGA SHTËPIA

HYRJA DHE DALJA NGA SHTËPIA

HYRJA DHE DALJA NGA SHTËPIA

Muslimani del nga shtëpia dhe kthehet në të shumë herë në ditë: për namaz në xhami, për në punë apo për çfarëdo qoftë, dhe, sa herë që ai i zbaton këto sunete, ai fiton shpërblim të madh te Allahu, pasiqë i zbaton mësimet e Pejgamberit të tij.

Imam Neveviu ka thënë: “Është e preferuar të thuhet “Bismil-lah” (në emër të Allahut) dhe të përmendet Allahu shpesh.”

1 ● Rreth përmendjes së Allahut, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:

“Kur njeriu e përmend Allahun gjatë hyrjes në shtëpi dhe kur ushqehet, shejtani u thotë (shokëve të tij): Për ju s’ka vend për fjetje e as për ushqim këtë natë.” [Muslimi, 2018]

2 ● Duaja gjatë hyrjes

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Thuaj:

“بسم الله ولجنا, و بسم الله خرجنا, وعلى ربنا توكلنا”

Bismil-lahi velexhna ve bismil-lahi harexhna ve ‘ala Rabbina tevekkelna ― (Me emrin e Allahut hymë dhe me emrin e Allahut dalim dhe te Zoti ynë mbështetemi) Pastaj le ta përshëndesë familjen e vet.” [Ebu Davudi, 5096]

Kjo është mënyra se si njeriu mbështetet në Allahun gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia, dhe kjo e mban atë gjithmonë të lidhur me Allahun.

3 ● Përdorimi i misvakut

Imam Muslimi shënon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e përdorte misvakun ndërsa e bënte hapin e parë në shtëpi. [Muslimi, 253]

4 ● Përshendetja

Allahu thotë: “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu.” (En-Nur: 61)

5 ● Dalja nga shtëpia

Duhet të thuhet kjo dua:

“بسم الله توكلت على الله ولا حول ولا قوة إلا بالله”

Bismil-lah, tevekkeltu ‘alAllah, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah ― (Me emrin e Allahut, u mbështeta në Allahun, s’ka lëvizje as fuqi përveçse me dëshirën e Allahut), kështu ai mbrohet, sigurohet dhe ruhet, e shejtani largohet prej tij. [Ebu Davudi, 5095; Tirmidhiu, 3426]

Të supozojmë se një musliman i cili shkon në xhami për t’i falur pesë namazet i praktikon këto sunete; gjithsejt do të bënin 20 sunete në ditë.

Përfitimet nga zbatimi i këtyre suneteve:

1 – Muslimani mbrohet nga çfarëdo e keqe me të cilën ballafaqohet
2 – Muslimani sigurohet nga çfarëdo e keqe që mund ta dëmtojë atë
3 – Muslimani udhëzohet dhe ruhet në çdo gjë, qoftë në fenë apo dunjanë e tij

(Visited 127 times, 1 visits today)
Top