Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Hutbeja e Lamtumires Nga Profeti Muhamed (alejhi selam) Arafat, Meke Shënim: Kjo ligjerate (hutbe) e Muhamedit as. eshte mbajtur ne vitin e 10 te Hixhres, pas kryerjes se Haxhit te fundit te Profetit – O njerëz! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj në […]
Hutbeja e Lamtumires Nga Profeti Muhamed (alejhi selam) Arafat, Meke Shënim: Kjo ligjerate (hutbe) e Muhamedit as. eshte mbajtur ne vitin e 10 te Hixhres, pas kryerjes se Haxhit te fundit te Profetit – O njerëz! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj në […]
Hutbeja e Lamtumires

Hutbeja e Lamtumires
Nga Profeti Muhamed (alejhi selam)
Arafat, Meke
Shënim: Kjo ligjerate (hutbe) e Muhamedit as. eshte mbajtur ne vitin e 10 te Hixhres, pas kryerjes se Haxhit te fundit te Profetit
– O njerëz! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju
takoj në këtë vend pas këtij viti.
– O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të
njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është
dita e flijimeve në emër të All-llahut. Me të vërtetë gjaku dhe pasuria
juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu
siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.
– Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe
dinjitetit njerëzor.
– Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë ai që e
nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.
– Ju, o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t’i ktheheni
All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju marrë në përgjegjësi për
veprat dhe punën tuaj.
– O besimdrejtë! Ta dini, ta mbani mend dhe të jeni të bindur se
përfundoi koha e mosdijes dhe traditave të këqija, që i sollën
fatkeqësi të shumta gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e
shpëtimit, nëpër të cilën duhet të shkoni.
– Gjërat që ju janë lënë amanet, ruani si të juajat dhe kthejani
besnikërisht dhe me kohë atij që i takojnë.
– Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla që
rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parë e këtillë që
anulohet është gjakmarrja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi’ b. Harith b.
Abdulmuttalibit, të cilin pa kurrfarë faji e mbytën njerëzit nga fisi
Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të
ardhmen le të falen.
– Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga
huamarrësi duhet ta marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë
e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e xhaxhait tim
Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
– O besimdrejtë! Duhet t’ua falni kamatat borxhlinjve. Dëgjoni
këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet
kryegjëja për tregti dhe punë të ndershme.
– Nëse nuk e bëni këtë, duhet ta dini se do t’i zemëroni thellë
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.
– Nëse borxhliu i juaj është në vështirësi, duhet t’ia vazhdoni
afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që t’ia falni borxhin, kjo
do të ishte edhe më mirë për ju.
– O besimdrejtë! O njerëz! Frikësojuni asaj dite që me siguri do
të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të
Vetëm Suprem, kur ju pret drejtësia absolute.
– Kur të zotoheni se një borxh do ta paguani me kohë dhe kur ta
lidhni marrëveshjen, të gjitha këto bëni me shkrim, saktë dhe me
besnikëri theksoni afatin e pagimit…
– O të vdekshëm! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e tërë
materiales dhe jomateriales, i Cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të
cilëve u zhvillua gjinia njerëzore.
– Kini frikë nga All-llahu, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të
Cilit të gjithë jemi të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm dhe në çdo
çast jemi gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun
e Amshueshëm, me Gjykatësin e Drejtë.
– Shprehni respektin e duhur ndaj farefisërisë. Me përgjegjësi të
thellë përmbushni detyrat dhe obligimet që ekzistojnë ndërmjet
burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.
– Fëmija e fiton xhennetin nën këmbët e nënës së tij.
– Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkëshortore dhe
xhelozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkëshortore janë mëkate të
rënda, ndërkaq xhelozia mund të shkaktojë prishjen e
bashkëshortësisë.
– Martohuni me ato që i doni, e kur vullneti i Zotit t’ju bashkojë,
atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri
dhe harmoni të vërtetë.
– O bashkëshortë! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe
dashuri.
– O besimdrejtë! Largohuni nga ngatërresat dhe përgojimet!
– Ata që shpifin për gratë e ndershme, le të jenë të mallkuar në
të dy botët. Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për tradhti në
martesë ose për amoralitet, ndërkaq që nuk mund për këtë t’i sjellin
katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje, dhe
asnjëherë në të ardhmen në asgjë mos u besoni, sepse ata janë
njerëz të degjeneruar dhe të këqij.
– Nëse mendoni se ndaj grave tuaja më nuk e ndjeni dashurinë
e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirë. Ndoshta All-llahu
nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugën e fatit të ri të madh,
me të cilin dëshiron t’ju përgëzojë.
– Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, meqë prej
të gjitha gjërave që All-llahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren
shkurorëzimin.
– Gratë tuaja u janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektojeni, o
besimdrejtë, atë amanet të Zotit.
– O njerëz! Sot djalli i mallkuar është i dëshpëruar, sepse ka
pësuar humbje dhe më nuk mund të ndikojë në ju. Por ju
megjithatë gjithnjë bëhuni të kujdesshëm, që ai i mallkuar të mos ju
vë në lajthitje as për gjërat më të vogla.
– O besimdrejtë! Kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet veti
trashëgiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbajuni librit të Zotit.
Ruajeni pasurinë e bonjakëve, të paaftëve dhe të sëmurëve psikikë.
– Zoti çdonjërit ia ka dhënë të drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë
që trashëgimtarëve t’u lihet testament; ndërsa si testament nuk
mund të lihet më tepër se një e treta (1/3) e pasurisë.
– Fëmija i takon atij, në shtratin e të cilit është i lindur.
– Kush pohon se i takon tjetërkujt përveç prindit, atë do ta arrijë
mallkimi i Zotit.
– Nuk i lejohet gruas që të japë diç nga pasuria e burrit të saj pa
lejen e tij.
– Borxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer.
Dhurata duhet të kthehet me dhuratë. Kush hyn dorëzan për
dikënd, obligohet edhe me përgjegjësi për dorëzani.
– Me robërit dhe shërbëtorët silluni në mënyrë njerëzore.
Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni
vetë. Nuk guxoni t’u bëni keq, as t’i keqpërdorni. Edhe ata janë
njerëz, edhe ata janë shërbëtorë të Zotit.
– O besimdrejtë! Ta dini dhe të mos harroni se të gjithë
muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni plotësisht të barabartë në
të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj joarabit, e
as joarabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut
përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa
Ademi është prej dheut.
– O muslimanë! Duhet të kujdeseni, të duheni dhe të
ndihmoheni ndërmjet vete.
Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t’i merrni me dhunë
njëri-tjetrit diçka. Këto janë mëkate të rënda. Merreni vetëm atë që
me vetëdëshirë ju jepet. Respektoni pacenueshmërinë e pasurive
tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit.
– Në punën tuaj Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jenë mbi
ju dhe interesin tuaj personal. Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe
në punën për Islam jepni prej vetes gjithçka që mundeni.
– Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e askujt. Vetvetes
mos i bëni dhunë. Mos harroni se mëshira është një ndër bazat
kryesore të Islamit.
– O njerëz! Dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë
po jua lë librin e Zotit, Kur’anin, i cili, nëse i përmbaheni, gjithnjë do
t’ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë
dhe së vërtetës. Kur’ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e
vërtetë e All-llahut, fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka
kurrfarë dyshimi.
– Para vetes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia.
Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në
pajtim të plotë me urdhrat e All-llahut.
– Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t’i
përmbaheni Kur’anit dhe sunnetit tim.
– O besimdrejtë! Thuajeni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja
asnjëherë le të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë.
Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni nga All-llahu! Ai
e sheh punën tuaj.
– O njerëz! I dëgjuat porositë e mia, futni në zemrat tuaja, në
jetërat e juaja.
– Të gjithë ata që i kanë dëgjuar këto fjalë të mia, le t’ua
përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mund të ketë
më mbamendës se vetë dëgjuesit.
(Pas një pauze të shkurtër, i Dërguari i Zotit me një zë më të
butë ka thënë):
“O Zoti im! A e kam përmbushur detyrën dhe misionin e
besuar?
– O i Dërguari i Zotit! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin
tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Zoti – u
përgjigjën më se 100.000 haxhilerët e pranishëm.
(Atëherë Muhammedi a.s. tha:)
– O Zoti im, dëshmo (në këtë)!
(Të njëjtën ditë, Zoti i Lavdishëm e shpalli edhe ajetin e fundit të Kur’anit):
“Sot jua kam përkryer fenë dhe kam plotësuar begatinë time ndaj jush,
dhe jam i kënaqur që për ju Islami të jetë fe”. (Maide, 3).
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
December 11, 2018 / By M.I 5 shenjat qe tregojn se keni shtatzeni me binjake
December 11, 2018 / By M.I Si mund te shmangni infeksionet urinare dhe largoni eren e keqe ne organin gjenital?
December 11, 2018 / By M.I Njeriu i pare i paditur apo i ditur ?
December 11, 2018 / By M.I Pse ka zbritë surja felek ?Eshtë shumë me rëndësi t’a mësojmë
December 11, 2018 / By M.I A është mirë të dish çdo gjë?
December 11, 2018 / By M.I Tetë pyetje të zakonshme për të cilat përgjigjet Kur’ani
December 11, 2018 / By M.I Mos i ekspozoni fotot e juaja
December 11, 2018 / By M.I Embriologjia,shkenca dhe Kurani
December 11, 2018 / By M.I Një ilaç shumë i thjeshtë për të gjitha problemet e jetës