Sábado, 20/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hurmat medinase si ilaç mrekullibërës



Hurmat medinase si ilaç mrekullibërës

Hurma e Medines
– Hurmat rriten në vëndet arabe dhe llojshmëria e tyre është e madhe. Llojshmërinë e tyre e shohim dhe tek hadithet e Profetit {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} Sa’d bin Ebi Vekkasi {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} ka shënuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai as nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia”. Transmeton: Buhariu, 10/203; Muslimi, 2047.
– Në një hadith tjetër thotë: “Shtëpia pa hurma i ka njerëzit e uritur”.
Transmeton: Muslimi, 2046.
Ndër llojeve të shumta janë dhe hurmat e Medinës. Këto hurma i ka përmendur Profeti {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} në hadithet e tij. Xhabiri dhe Ebu Seidi {Allahu qoftë i kënaqur prej tyre} kanë shënuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xheneti. Ato janë antidot [kundërhelm] kundër helmimit, burim i pasur për rritjen e sasisë së spermës, ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq”. Transmeton: Tirmidhiu, 2067; Ahmedi, 3/78.
Thotë Profeti {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të}: “Me siguri hurma e medines është hurmë e shkëlqyeshme dhe ushqim i mjaftueshëm.” Hurmat janë gjithashtu fruta të Xhenetit siç është thënë në hadith : Hurma është frut i Xhenetit dhe ajo përmban antidot kundër helmimit”. Transmeton: Tirmidhiu
– Imam Buhariu i ka klasifikuar hurmat medinase si ilaç mrekullibërës.
Në transmetime është shënuar se Aishja {Allahu qoftë i kënaqur prej saj} ka thënë: “Më kanë dhënë lloj-lloj ushqimesh për të fituar peshe, por unë nuk shtova asnjë gram. Pastaj më dhanë tranguj me hurma të freskëta për të ngrënë dhe ky ushqim ma shtoi peshën trupore”.





(Visited 66 times, 1 visits today)




Top