Terça-feira, 19/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hurmat arabe të thata (Axhveh)

Hurmat arabe të thata (Axhveh)

Hurmat arabe të thata (Axhveh)

Sad ibn Ebu Uekkasi përcjell se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Kushdo që ha shtatë hurma të thata në mëngjes nuk ka për t‟u lënduar nga ndonjë helmim ose magji deri në fund të asaj dite.”

Ndërsa Nesaiu dhe Ibn Maxhe kanë sjellë këtë thënie tjetër të Pejgamberit (s.a.u.s.): “Hurmat e thata të bëra palë (axhveh) janë prej Xhenetit dhe shërbejnë si antidot kundra helmeve. Kemah-a (një kërpudhë e ngrënshme) është një lloj menna-je,1 kurse lëngu i saj është ilaç për sytë.”

Sipas një mendimi, në këto hadithe flitet për hurmat e Medinës në veçanti, të cilat, në fakt, janë ndër hurmat më të mira në zonën e Hixhazit.

Hurmat e thata të bëra palë janë një lloj i mirë i hurmave. Ato janë shumë të buta dhe të shijshme.

Për të mirat e hurmave kemi folur më lart, te Germa Taa, ku kemi trajtuar edhe çështjen e efektit të tyre kundra helmeve ose magjisë.

(Visited 31 times, 1 visits today)
Top