Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hurma nga këndvështrimi i Kuranit, Hadithit dhe mjekësisë



Hurma nga këndvështrimi i Kuranit, Hadithit dhe mjekësisë

Allahu i madhërishëm në Kuranin famëmadh urdhëron e thotë:

“Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë).” (El – En’amë, 99)

“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet . . .” (El – En’amë, 141)

“Dhe me anën e tij (shiun) Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.” (El – Mu’minunë, 19)

“Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.” (Kaf, 10)

“Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.

Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.

Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës.

Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra.

Edhe rrush e perime.

Edhe ullinj e hurma.”

(Abese, 24-29)

“E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës.

E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.

Ti pra, ha dhe pi e qetësohu . . .” (Merjem, 23-26)

Urtësia dhe bukuria shumë dimensionale e Kuranit famëmadh në këtë aspekt është e papërshkrueshme. Fjalët e tij të figurshme dhe të shprehura me simbole përbëjnë një tërësi melodike me intonacion të të gjitha dimensioneve. Të tilla janë edhe versetet e kësaj teme që do ta shtjellojmë.

Ato, me idenë dhe shprehjen e tyre, mbushin zemrat, në rradhë të parë të besimtarëve, pastaj të dijetarëve dhe shkencëtarëve të të gjithë lëmenjëve, duke zgjuar dhe nxitur intelektin njerëzor për aktualitetin e vet edhe pas 15 shekujsh.

Allahu i madhërishëm në shumë vende në Kuran përmend të lashtat, perimet dhe frutat, jo vetëm si dhunti e Tij, por edhe për ta nxitur mendjen njerëzore për studimin dhe zbulimin e vetive të tyre shëruese, të cilat i zbuloi shkenca sot.

Pra, çdo verset është frymëzim për besimtarin, një mirësi dhe një dhunti e veçantë, ushqimi i tij shpirtëror, i cili pasi të lexohet jo vetëm se e nxit atë për të menduar, por njëherazi është edhe nxitje dhe motivim për të hulumtuar dhe për të zbuluar. Po këtë e bëjnë edhe versetet e cituara më lartë.

Vlen të theksojmë se hurmat, si dhunti dhe begati e Allahut të madhërishëm, janë efikase për forcimin e shëndetit dhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme.

Në përmbledhjen e haditheve sahih është shënuar se Ebu Sa’d bin Vekkasi ka treguar thënien e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit s.a.v.s.: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë nuk do të sëmuret nga helmi, as nuk do ta zërë magjia.” (Buhariu, 10/203; Muslimi, 2047)

Në një hadith tjetër është thënë se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Shtëpia pa hurma i ka njerëzit e uritur.” (Muslimi, 2046)

Kanë thënë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ndonjëherë ka ngrënë hurma me gjalpë, bukë ose vetëm hurma. (Ebu Davudi, 3259; Xhamun e Tirmidhiut, 1531; Ibn Maxhxhe, 3434)

Hurmat e thata kanë shkallën e parë të lagështisë, ndërsa disa thonë se ato kanë thatësi të shkallës së parë. Ngrënia e hurmave shëron zërin e nxhirur, nxit funksionin e mëlçisë dhe sekretimin intestinal (të zorrëve), rrit potencën seksuale, e sidomos kur hahen me arra të reja. Këto dobi janë karakteristike për banorët e viseve të nxehta. Sa i përket banorëve të viseve të ftohta, e sidomos ata që nuk janë mësuar me to, ngrënia e tepërt e hurmave mund të shkaktojë shkëlqimin e syve, bllokime të ndryshme, dhembje koke dhe dëmtime të dhëmbëve. Këto pasoja sekondare mund të evitohen duke ngrënë bajame.

Ndër të gjitha frutat, hurmat janë ushqimi më komplet për shkak të kalorive që përmbajnë dhe substancës së lagësht. Ngrënia e hurmave në mëngjes, në lukth të zbrazët, i mbyt parazitët e zorrëve, ngase hurmat kanë veti antidote (kundërhelmuese).

Në qoftë se përdoren rregullisht, ato kufizojnë dhe dobësojnë mundësinë e zhvillimit të larvave të parazitëve në traktin digjestiv.

Hurmat klasifikohen si ushqim, lëng, frut, ëmbëlsirë, substancë ushqyese dhe ilaç.

Hurmat e thata në gjuhën arabe quhen axhva. Aisha r.a. ka transmetuar hadithin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “Me siguri axhva është hurmë e shkëlqyeshme dhe ushqim i mjaftueshëm.”

Hurmat janë gjithashtu frut i Xhennetit, siç është thënë në hadith: “Axhva është frut i xhennetit dhe ajo përmban antidote kundër helmit.” (Tirmidhiu)

**Hurma, hurma e papjekur e pjalmuar (arab. balah)

Phoenix dactylifera (palma datulare)

Imam en-Nesai dhe Ibn Maxhxhe kanë shënuar hadithin që e ka treguar Aisha r.a.: “Hani hurma të freskëta dhe të thata, sepse shejtani vajton fatin e tij kur sheh të birin e Ademit kur i ha ato. Atëherë shejtani thotë: “I biri i Ademit ka përjetuar shumë gjëra për të ngrënë hurmat e reja bashkë me të vjetrat.” (Ibn Maxhxhe, 3330, daif)

Mjekët muslimanë kanë shpjeguar se ky hadith kërkon që të hahen hurmat e papjekura të pjalmuara (balah) bashkë me hurmat e thata, ndërsa i kanë hedhur hurmat femërore të papjalmuara (arab. busur). Kjo është thënë për shkak se hurmat e papjekura të pjalmuara janë të nxehta dhe të thata, duke qenë se ato kur piqen zakonisht janë të ftohta dhe të lagështa.

Pra, ato së bashku krijojnë ekuilibër. Në përcaktimin e dietës së vërtetë nuk duhet të kombinohen as dy ushqime të nxehta, as dy të ftohta. Ky është kuptimi i këshillës mjekësore të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.

Për shkak se hurmat e papjekura të pjalmura janë të ftohta dhe të thata, ato janë të dobishme për gojën, mishin e dhëmbëve dhe për lukthin. Por, megjithatë, ato nuk janë të shëndosha për gjoksin dhe mushkëritë për shkak të vrazhdësisë së tyre, e cila ngadalëson tretjen e tyre, dhe për shkak se kanë më pak substanca ushqyese. Të dy lëngjet shkaktojnë grumbullimin e gazrave, urthin, fryerjen, dridhjen. Këto janë më të theksuara sidomos nëse pihet ujë pas ngrënies së hurmave të papjekura. Parandalimi i këtyre pasojave mund të arrihet duke ngrënë hurma të thata, mjaltë ose gjalpë.

**Hurmat e freskëta (arab. rutab)

Hurmat janë ushqim të cilin Allahu i Gjithëfuqishëm ia siguroi Merjemes pasi që ajo e kishte lindur Isain a.s. nën drurin e palmës. Allahu i Gjithëfuqishëm e frymëzoi Xhibrilin a.s. duke i thënë Merjemes:

“E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.

Ti pra, ha dhe pi e qetësohu . . .” (Merjem, 25-26)

Abdullah ibn Xhaferi ka treguar se e kishte parë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke ngrënë hurma të freskëta me trangull. (Buhariu, 9/488; Muslimi, 2043)

Ndonjëherë ai hante më shumë hurma të pjekura dhe lëng mjalti për t’i ëmbëlsuar.

Gjithashtu, ai e kishte bërë zakon të hante hurma të freskëta për iftar dhe para faljes së namazit. Kur nuk gjente hurma të freskëta, hante hurma të thata. Por nëse nuk gjente as hurma të thata, atëherë pinte pak ujë. (Ebu Davudi, 2356; Tirmidhiu, 696; Ahmedi, 3/164)

Hurmat e freskëta janë të nxehta dhe të lagështa në shkallë të dytë. Ato rregullojnë gjendjen e lukthit të ftohur. Ngrënia e hurmave të freskëta ekuilibron strukturën e njerëzve me temperament të flashkët dhe përgjithësisht kanë dobi të shumta për trupin, e posaqërisht në vendet ku ato janë frut kryesor.

Tek ata që nuk janë mësuar të hanë hurma, hurmat e freskëta do të zbërthehen dhe prishen shumë shpejtë në lukth dhe do të gjenerojnë temperaturë intensive dhe qarkullim të përshpejtuar të gjakut, duke shkaktuar në këtë mënyrë dhembje koke të theksuar, çrregullime të tëmthit (vrerit), dëmtim të dhëmbëve, gjë që kërkon të vendoset ekuilibri i çrregulluar i sekrecioneve të trupit nëpërmes ushqimit të temperamentit të ftohtë ose nëpërmes purgacionit.

Hurmat e freskëta i bëjnë më të lehtë simptomat e temperamentit të dobët të lukthit, që shkaktohet me vlerë të ulët kalorike, dhe ndihmojnë gjendjen dhe substancat të cilat për nga natyra e tyre janë të ftohta për lukthin. Ato komponohen, gjithashtu, me gjendjen e barkut, lehtësojnë resorbimin e dobët në zorrë dhe rregullojnë digjestionin e dobësuar aq mirë, siç e rregullojnë edhe strukturën e nxehtë të trupit kur kombinohen me shurupin e mjaltit dhe uthullës ose me shegën e hidhur (lat. Punica granatum). Prandaj hurmat e freskëta prishen shpejtë. Ngrënia e hurmave të freskëta në mënyrë intensive do të ndezë gjaku