Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Hoxhë Krasniqi i drejtohet Çitakut: Kqyri punët e tua!

Hoxhë Krasniqi i drejtohet Çitakut: Kqyri punët e tua!

kqyri

Hoxhë Shefqet Krasniqi, mbrëmë në emisionin “Rruga e ndriçuar” ka folur lidhur me ligjëratën e hoxhë Irfan Salihut, transmeton Indeksonline.

“Personi i parë që ka reaguar lidhur me ligjëratën e hoxhë Irfanit, është ministresha e cila kurrë asgjë s’ka bërë për ministrinë e vet. Hiç hiç kurrë” është shprehur Krasniqi, duke iu referuar reagimit të ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitakut.

“Edhe 1 muj bëhet liberalizimi i vizave edhe 2 muj edhe 1 vjet. Jo zonjë liberalizimi i vizave për ty ndoshta është bërë por për ne jo” është shprehur ai.

“Zojë më mirë këqyri punët e tua” i është drejtuar Krasniqi ministres Çitaku. Ndërsa sa i përket reagimit të djeshëm të tri deputeteve, Alma Lama, Teuta Sahatqija dhe Blerta Deliu, Krasniqi, siç raporton infoglobi, është shprehur se ishin këto deputete ato që 2 vite më parë “na e nxinë Bajramin”.

“Ju me dorën tuaj votuat kundër mbulesave, na e keni nxirë Bajramin. Mos mendoni se ne harrojmë, Jo jo zonja nuk harrojmë” është shprehur ai.