Terça-feira, 19/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hormonet dhe stresi



Hormonet dhe stresi

Hormonet

Stresi kohëgjatë bën që të tajiten (te leshojne lengje) përqindje të mëdha hormonesh të stresit ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet.
Stresi që kthehet shpesh, që është kohëgjatë apo i thellë është i dëmshëm dhe mund të sjellë sëmundje. Kjo ka të bëjë me hormonet e stresit në trup dhe me atë që sistemi nervor i dhembshmërisë mbingarkohet. Një shembull mbi gjendjet që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale të cilat mund të çojnë në mbipeshë dhe në rritje të shtypjes së gjakut, ose në probleme me zemrën dhe stomakun.
Nëse stresi ndjehet mbizotërues dhe i pamundur për ta kontrolluar, atëherë krijohet një kundërveprim për të marrë arratinë. Njeriu ndjehet i varur nga të tjerët, i nënshtruar, i pashpresë, i shqetësuar dhe i molisur. Në këtë lloj kundërveprimi stresor rritet aktiviteti i trurit gjë që bën që të dërgohen hormone për tek gjëndrat adrenale mbi veshka. Gjëndrat adrenale mbi veshka rrisin prodhimin e kortizolit në trup, ndërkohë që prodhimi i hormonit gjinor testosteron, insulinës dhe hormonit të rritjes pakësohet. Në afat të shkurtër trupi merr më tepër energji në formën e sheqerit në gjak (glukozës) dhe acideve të lirë yndyrorë. Por mund të bëjë me kalimin e kohës që njeriu të ndjehet i pafuqishëm dhe t’i mungojnë energjitë, ta ketë të vështirë për të kujtuar gjëra dhe të përqendrohet.





(Visited 6 times, 1 visits today)