Domingo, 10/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Hixhameja dhe praktika e Muhamedit alejhi selam 1

Hixhameja dhe praktika e Muhamedit alejhi selam 1


Definicioni i hixhamit (cupping)

Fjala “el-haxhm”, prej nga rrjedh fjala hixham në gjuhën arabe d.m.th. thithje (mess).

Pra, kjo është metodë terapeutike e lëshimit të gjakut duke prerë lëkurën në sipërfaqen e saj në kupëzore.Haxhxham është personi i cili e kryen hixhamin, ndërsa mihxhem, bombola në të cilën thithet gjaku gjatë hixhamit, si dhe nevojiten thika skalperi, apo lanceta me të cilën prehet lëkura e pacientit.Hixhami është përdorur edhe tek popujt e lashtë si, kinezët, egjiptianët, babilonasit, persianët, bizantinët, e më pastaj edhe arabët e kanë praktikuar në periudhën e injorancës. (7)Hixhami sot, tërësisht në mënyrë legale bëhet në Kinë, Finlandë, Greqi, Francë, Siri dhe në shumë vende tjera. (8)Ekzistojnë dy lloje të hixhamit: i thatë (el-xhaffe), pa lëshimin e gjakut dhe me lëshimin e gjakut (er-ratbe). Hixhami me lëshimin e gjakut (i cili më së shumti) praktikohet, së pari lëkura e pacientit ngacmohet me vakum, pastaj në disa vende prehet me skalper sipërfaqësisht vihet bombola në vendin e prerjes dhe nëpërmes thithjes, gjaku rrjedh në bombolë.Hadithet e Pejgamberit, s.a.v.s. për Hixhamin

Nga Ibn Abbasi, r.a. transmetohet që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Shërimi gjendet në mes të përdorimit të shurupit të mjaltit, lëshimit të gjakut duke prerë lëkurën dhe kanterizimit me zjarr, por unë ia kam ndaluar kanterizimin ummetit tim”. (9)

Ibn Abbasi ka shënuar gjithashtu që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës. Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit”. (10)

Ai gjithashtu ka thënë se lëshimi i gjakut duke prerë lëkurën (hixhami), është njëri prej ilaçeve më të mirë.

Nga Ebu Kebshe el-Enmariu transmetohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka bërë hixhamin në kokë dhe në mes shpatullave duke thënë: “Kush e lëshon këtë gjak, kjo nuk do ta dëmtoj fare. Përse mos ta shëroni sëmundjen me mjete adekuate”. (11)

Nga Ibn Abbasi, r.a. transmetohet që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Ditët më të mira në të cilat bëhet hixhami janë 17, 19 dhe 21 të muajve hënor, ndërsa në natën e Israsë nuk kam kaluar pranë asnjë grupi melekësh e që nuk më kanë thënë: – Muhammed! – urdhëro pasuesit e tu që të shërbehen me hixham!” (12)

Imam Tirmidhiu ka treguar se hadithi i përmendur më sipër, të cilin e ka transmetuar Ibn Abbasi, që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Dita e 17, 19 dhe 21 të muajit hënor (lunar) janë ditët më të mira për lëshimin e gjakut me anë të prerjes së lëkurës dhe derdhjen e tij në kupëzore”. (13)

Në hadithin tjetër Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Shërohuni duke e lëshuar gjakun me anë të prerjes së lëkurës në kupëzore dhe mos lejimin që t’ju mbysë tensioni i lartë i gjakut (arab. Tebejjug)”. (14)

Ebu Hurejre e transmeton hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje”. (15)

Enesi r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut, s.a.v.s. është shëruar me anë të lëshimit të gjakut duke ia prerë lëkurën ndërmjet shpatullës (scapulae) dhe dy venave të pasme të qafës (Vv. Cervikales superfitiales). (16)

Aliu r.a. ka treguar se meleku Xhibril a.s. ishte ai që e ka përcaktuar lëshimin e gjakut të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. në kupëzore me anë të prerjes sipërfaqësore të lëkurës. (17)

Në Sahihu-n është shënuar gjithashtu se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. e ka përdorur lëshimin e gjakut me anë të prerjes sipërfaqësore të lëkurës kundër dhembjes së kokës e cila e mundonte gjatë kohës sa ishte në haxh dhe i veshur me ihram. (18)

A është hixhami pjesë e sunnetit normativ apo jo

Hadithet e saktë të cilët i përmendëm, qartë tregojnë se lëshimi i gjakut në kupëzore (hixhami) është mënyrë e dobishme e shërimit, por nuk ka argumente kategorike në bazë të cilave mund të pohojmë se hixhami mund të mendohet si sunnet normativ. Në bazë të këtij fakti mund të thuhet se hixhami është një akt i lejuar dhe i preferuar.

Hadithet të cilët flasin që melekët sugjerojnë Pejgamberin s.a.v.s. që pasuesit e tij të shërbehen me hixham, si dhe hadithet që flasin se hixhami është mënyrë e dobishme e shërimit duhet kuptuar në formë sugjerimi dhe këshillimi të cilat bartin karakter të kësaj bote dhe të cilat juristët e sheriatit i quajnë instruksione (emru irshad) e jo urdhra ligjdhënëse (emr teshri’). Pejgamberi s.a.v.s. udhëzon besimtarët që të shërbehen me te sepse ai ishte i butë dhe i mëshirshëm, i ndjeshëm dhe i kujdesshëm ndaj tyre, por në këtë nuk ka asgjë që tregon që hixhami është pjesë e sunnetit normativ, i cili si akt i obliguar ose i lavdëruar, duhet pasuar, kështu që ai i cili e bënë këtë do të jetë i shpërblyer me thevab, ndërsa i dënuar ai i cili e anashkalon.

Dallimi në mes instruksionit dhe aktit të lavdëruar është në atë që për aktin e lavdëruar pason shpërblimi i asaj bote, ndërsa për instruksione dobitë e kësaj bote. (19)

Koha kur duhet kryer hixhami

Për kohën kur duhet bërë hixhamin ekzistojnë shumë hadithe, por më i sakti është atë që e transmeton Enesi r.a. që Pejgamberi s.a.v.s. e ka bërë hixhamin në venet e qafës dhe në mes të shpatullave dhe këtë e bënte me 17, 19 dhe 21 të muajit hënor. (20)

Muveffekuddin el-Bagdadi në veprën “Et-Tibbun-nebevi” – (Mjekësia e të Dërguarit të Allahut), thotë se duhet pasur kujdes në kohën kur e ndalon Pejgamberi s.a.v.s., për kryerjen e hixhamit, përveç kur personi është i shëndoshë, ndërsa nëse është i sëmurë, hixhami mund të bëhet në çdo kohë, meqë transmetohet që i Dërguari i Allahut e ka bërë hixhamin si muhrim, ndërsa në ihram është në fillim të muajit.

Është e njohur praktika e Ahmed ibn Hanbelit i cili e praktikonte hixhamin pa saktësuar datën dhe kohën.

Lëshimi i gjakut me anë të prerjes së lëkurës në kupëzore, nuk duhet të përdoret pas ushqimit ngase kjo mund të pengoj procesin e digjestionit.

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Lëshimi i gjakut me anë të prerjes së lëkurës në kupëzore pa ngrënë është ilaç, ndërsa pas ngrënies është sëmundje, edhe në ditën e 17 të muajit hënor është ilaç”.

Në esencë, dhënia e përparësisë datës dhe kohës kur duhet bërë hixhami, kryesisht lidhet me masat e sigurisë ndaj personit të shëndoshë.

Sa i përket hadithit: “Shërohuni me hixham dhe mos lejoni t’ju mbysë tensioni i lartë i gjakut”, ky ka të bëjë kryesisht me ata që vuajnë nga tensioni i lartë në çast, pasi metoda e hixhamit lehtëson këtë sëmundje dhe prevenon komplikimet e mundshme të tensionit të lartë.

Ebu Bekri r.a., nuk e praktikonte hixhamin ditën e martë në përputhje me hadithin: “Gjaku nuk koagulohet sa duhet (nuk mpikset) të martën”. (21)

Ebu Hurejre r.a. ka transmetuar hadithin vijues: “Nëse ai që praktikon lëshimin e gjakut në kupëzore me anë të prerjes së lëkurës (hixham) të shtunën ose të mërkurën, sëmuret nga leukemia ose lebra (gërbula), le të fajësojë vetveten”. (22)

Pjesët e trupit ku bëhet hixhami:

a) në kokë (jafuh)

Më parë e përmendëm hadithin të cilin e transmeton Ebu Kebshe el-Enmari në të cilin thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka bërë hixham në kokë dhe në mes shpatullave.

Nga Abdullah ibn Buhajne r.a. transmetohet që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka bërë hixham në rrugë për në Mekë, si murim. Hixhamin e bëri në mesin e kokës. (23)

Nga Ebu Hurejre r.a. transmeton që Ebu Hindi i bëri hixham Pejgamberit s.a.v.s. në tepen e kokës, me ç’rast Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Benu Bejada, martoni Ebu Hindën dhe njëra prej vajzave tuaja le të bëhet bashkëshortja e tij. Nëse në atë që shëroheni keni dobi, atëherë ky është hixhami”. (24)

b) në venat e qafës (ahdeajn) dhe në mes shpatullave (kahil)

Nga Enes r.a., transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. ka bërë hixham në venat e qafës dhe në mes të shpatullave, ditën e 17, 19 dhe 21 të muajit hënor. (25)

Nga Enesi r.a. transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. tre herë e ka bërë hixhamin në venet e qafës dhe në mes shpatullave. (26)

c) në shputat e këmbëve

Enesi r.a., transmeton që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka bërë hixham, si murim në shputën e këmbës për shkak të një infeksioni. (27)

d) në ije (virk)

Nga Xhabiri r.a., transmetohet që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka bërë hixham në ije (virk) për shkak të një infeksioni. (28)

Këto hadithe të sakta të cilat flasin për pesë pjesët e trupit në të cilat i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka bërë hixhamin, tregojnë që ky akt është i lejuar dhe i arsyeshëm nga ana e sheriatit.

 

@include "";