Domingo, 5/4/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Historia prekëse, kështu kjo vajzë ua kishte paguar banorëve borgjet “veresi”

Historia prekëse, kështu kjo vajzë ua kishte paguar banorëve borgjet “veresi”

Një vajzë e panjohur kishte vizituar një numër shitoresh në komunen Visoko të Bosnjes, duke i paguar detyrimet e banoreve që kishin blerë ushqime “veresi”. Por ajo nuk kishte mbaruar me kaq. Ajo kishte paguar disa mijëra euro, pa treguar se kush ishte donator, transmeton Al Jazeera Balkans.

Shitësja Selma Covac, tregon se si atë ditë kishte pasur një ditë të pazakonshme pune.

Me datën 15 Qershor, për mua ishte një ditë shumë e lumtur, por isha edhe e mërzitur.

Nga një automjet që erdhi tek shitorja ime, doli një vajzë që nuk e njihja. Ajo më pyeti nëse shesin mall “veresi”, dhe pyeti nëse myshterinjtë tanë kishin detyrime të pakryera.

Pohimin tim ajo e miratoi duke shfaqur vullnetin të paguante të gjitha borxhet. Pyeta veten nëse ka mundësi që ka akoma kësi njerëzish…

Pronarët e tjerë poashtu kishin nxjerrë shënime mbi vitrinat e shitores, duke treguar se detyrimet e borxhlinjve ishin paguar tashmë.

Vajza nuk pranoi të tregonte për donatorin, pasi kështu ishte dëshira e tij. Megjithatë, edhe sot, po të shkosh në Visoko, kjo është një histori që të gjithë e tregojnë njejtë, si historinë e humanizmit të fshehur, i tillë ku dora e djathtë, nuk i tregon të majtës se sa ka dhënë…. /MESAZHI/

(Visited 184 times, 1 visits today)
Top