Terça-feira, 30/11/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Historia e Jakubit a.s dhe djemve të tij

Historia e Jakubit a.s dhe djemve të tij

Historia e Jakubit a.s dhe djemve të tij.

Pasi u furnizuan herën e parë me ushqime dhe drithë, vëllezërit u kthyen në shtëpi, ku i rrëfyen gjithçka babait të tyre. Ata i treguan mbi respektin që u bëri ministri i Egjyptit, mbi nderin dhe mikpritjen. As ata dhe as babai i tyre Jakubi a.s, nuk e dinin se kush ishte ministri. Atyre nuk u vajti fare në mendje se ai që i nderoi dhe i furnizoi me ushqime, mund të ishte vëllai i tyre Jusufi a.s.

Gjithësesi, Jakubi a.s ishte i ndërgjegjshëm se fëmijët e tij ishin të shumtë në numër. Kështu, kur deshën të shkojnë sërish në Egjypt për t’u furnizuar me drithë, Jakubi a.s u frikësua për të ardhmen e tyre. Bashkë me Benjaminin, ata bëheshin njëmbëdhjetë vëllezër. Ata do të largoheshin nga fshati i tyre dhe do të udhëtonin drejt një vendi të panjohur, ku njerëz të ndryshëm mund të tentonin t’i mashtrojnë. Ashtu siç ishin të shumtë në frymë, të shumta do të ishin dhe ushqimet dhe drithërat që do të mbartnin. Nëse do të hynin në Egjypt nga e njëjta derë, si të huaj, do të binin në sy dhe tërhiqnin vëmendjen e të gjthëve. Veç kësaj, duke qenë se ishin të shumtë në numër, Jakubi a.s i druhej dhe smirës dhe syrit të keq. Ai e luste Zotin që t’i mbrojë djemtë e tij nga syri i keq dhe smira. Kjo tregon që njeriu nuk mund t’a shmangë syrin e keq dhe smirën, veçse duke i kërkuar mbrojtje Zotit. Thotë Zoti i madhëruar në suren Jusuf, mbi porosinë e Jakubit a.s:

“O djemtë e mi, mos hyni nga e njëjta portë (e qytetit), por nga porta të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asgjë nga (ajo që ju ka caktuar) Allahu! Se pushteti i përket vetëm Allahut. Tek Ai mbështetem unë dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (tek Allahu)”! Kur ata hynë (në qytet), ashtu siç i urdhëroi babai i tyre, dëshira e Jakubit u përmbush, por kjo nuk i ndihmoi aspak para caktimit të Allahut. Ai(Jakubi), në të vërtetë, ka qenë dijetar i madh, sepse Ne e kemi mësuar, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf, 67-68)

Thotë Kurtubiu rreth komentit të këtyre ajeteve:”Kur djemtë u nisën të dalin nga shtëpia, Jakubi a.s u frikësua se mos i prek syri i keq. Për këtë, i urdhëroi që të mos hyjnë në Egjypt nga një derë e vetme, por të shpërndahen dhe të hyjnë nga dyer të ndryshme. Muret rrethuese të Egjyptit asokohe kishin katër dyer. Ai u merakos se mos i prek syri i keq, pasi ishin njëmbëdhjetë vëllezër, të rinj, të hijshëm dhe elegantë. Diçka të tillë e ka thënë Abdullah ibnu Abasi, Katade dhe të tjerë.” (Tefsiri i Kurtubiut, 9/191)

(Visited 267 times, 1 visits today)
Top