Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Historia e farës së zezë (nigela sativa)

Historia e farës së zezë (nigela sativa)

Historia e farës së zezë

Fara e zezë (nigela sativa) është zbuluar në varrin e mumjes Tutankhamon duke lënë për të kuptuar që ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në praktikat e lashta të Egjyptit. Megjithëse roli i saj unik në kulturën egjyptiane është i panjohur.

Diocoredes, një doktor i lashtë grek i shekullit të parë e ka regjistruar farën e zezë si një shëruese e dhimbjeve të kokes, dhimbjeve të dhëmbëve, rrjedhjeve të gjakut nga hundët dhe krimbat e zorrëve. Grekët e lashtë gjithashtu e kanë përdorur si një diuretik për të ndihmuar në kohën e menstruacioneve si dhe për të shtuar prodhimin e qumështit.

el-Biruni (973-1048), i cili kompozoi një ilaç mbi origjinat e ilaçeve indiane dhe kineze, përmend që fara e zezë është një lloj fare e quajtur el-Uanak në dialektin Sigzi.

Ibën Sina (980-1037), në më të famshmit nga volumet e tij, i quajtur “Kanuni i mjekësisë” i shikuar nga të tjerët si libri më i famshëm në tërë historinë e mjekësisë, i referohet fares së zezë se “…stimulon energjinë e trupit dhe ndihmon në ripërtëritjen nga lodhja..”.

Fara e zezë është gjithashtu e përmendur në listen e ilaçeve natyrale në librin el-Tib el-Nebevi nga Ibën Kajjim el-Xheuzijje (Mjekësia e Pejgamberit) dhe sipas traditës profetike: ”përdoreni farën e zezë sepse në te ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Kjo referencë profetike në pershkrimin e farës së zeze si “ka nje sherim per çdo semundje” shihet nga kërkimet e tanishme që kanë provuar fakte të mjaftueshme që tregojnë se fara e zezë permban një aftësi të madhe për të ngritur sistemin mbrojtës- nëse përdoret vazhdimisht. Fraza profetike ”përdoreni faren e zezë” gjithashtu thekson përdorimin e vazhdueshëm të farës së zezë.

(Visited 750 times, 1 visits today)
Top