Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hiqni kallot e këmbëve shumë thjeshtë vetëm me qepë

Hiqni kallot e këmbëve shumë thjeshtë vetëm me qepë

Kallot janë të bezdisshme, të shëmtuara dhe në disa raste shumë të dhimbshme. Ato krijohen si pasoje e shpërthimit të qelizave të lëkurës së vdekur. Vjen si një zonë e trashë e ngurtësuar. Shfaqen zakonisht anash këmbëve dhe në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga këpucët e ngushta.

Faktorë të tjerë mund të përmendim keqformimin e kockave, aktivitetin sportiv, etj. Kanë një ngjyrë të verdhë dhe shkaktojnë dhimbje gjatë kohës që ecni, veçanërisht. Ka një metodë perfekte për t’i eliminuar lehtësisht dhe në pak kohë. Për këtë ju mjafton vetëm një qepë. Qepa është e njohur për vetitë e saj kurative dhe vetitë anti-septike. Ka aftësinë të zbuzë lëkurën dhe të eliminojë kallot në pak ditë.

Mjafton të prisni një qepë përgjysmë dhe ta vendosni mbi kallo. Vishni çorapet dhe mbajeni përgjatë natës. Në mëngjes hiqeni atë. Përsëriteni këtë procedurë çdo natë për 1 javë rresht.shije.al

(Visited 67 times, 1 visits today)
Top