Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Hibiscus esculentus (bamja,bajmaku)

Hibiscus esculentus (bamja,bajmaku)

bamja

Pak e dinë, por bamja ka veti kuruese për shumë sëmundje. Ajo përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore. Për gazetën “Shëndet+” mjeku popullor Selim Vrapi shprehet se bamja ka veti kuruese për sëmundje respiratore, përmirëson sistemin urinar, si dhe ndihmon në luftën kundër diabetit. Sipas tij, lëngu i bamjes përdoret edhe si kafe medicinale, e cila ndihmon në hipertensionin, sidomos për moshat e treta.
Përshkrimi botanik
Bamja është një bimë njëvjeçare e familjes Malvaceae, Mullagore, që kultivohet dhe bën pjesë në gjininë Hibiscus.
Rrënja boshtore, si dhe fundi i kërcellit janë të degëzuara, arrin 2-3 metra lartësi. Kërcelli dhe degëzimet kryesore janë të veshura me push. Ka bimë me fruta të llojit të shkurtër dhe të gjatë. Frutat vilen me dorë gradualisht kur arrin gjatësinë 5-7 cm.

Në disa krahina të Shqipërisë së Veriut, frutat e bamjeve shkohen në vargje në periudhën e vjeshtës dhe thahen si “zahire” për stinën e dimrit. Emri “bamjak” vjen nga arabishtja, vend i origjinës së bimës. Njihen 6 varietete të bamjes, por dy variatete janë të egra, të cilat përdoren si për gatim, ashtu edhe për mjekësi popullore për disa sëmundje.

Bamja kultivohet për frutat e saj të njoma, të freskëta, por ajo edhe mund të thahet e të konservohet për konsumin gjithëvjetor. Bamja është një kulturë e lashtë me vlera të mëdha biologjike: ushqimore, dietike dhe mjekësore.
Frutat e bamjes përmbajnë shumë lëndë me vlera të gjithanshme organo-leptike-ushqimore. Ajo përmban proteina (6%), karbohidrate, kripëra minerale (1.7%), kalium, mangan e squfur, që e pasurojnë atë me aromën e veçantë dhe shijen e saj karakteristike. Bamja përmban gjithashtu edhe silicium, mikroelement hekur, zink etj që kanë vlera jetikë për organizmin e njeriut.
Bima përmban edhe shumë vitamina si: vitamina A, vitamina B, C, por edhe mjaft vajra esenciale. Lëndët proteinike të bamjes së egër kanë rëndësi të madhe biologjike, profilaktike dhe kurative sidomos për aparatin respirator, si dhe atë urinar.
Bamja si mbrojtje
Bamjet (lëng apo ushqim) rekomandohen edhe për profilaksinë e mjekim të sëmundjeve të mëlçisë së zezë dhe rrugëve të tëmthit, pasi fazorizojnë eliminimin e lëndëve toksike me aparatin hepato-biliar dhe me aparatin uro-genital. Gatesat e bamjes tregojnë veprim diuretik-detoksikues mbi këto aparate, si dhe mbi aparatin respirator.
Lëngu i bamjes së freskët ose të thatë përdoret gjerësisht si lëndë ushqimore-dietike dhe mjekësore me veti emoliente-mucilagonoze-pektinike e zbutëse edhe në disa ndërlikime të paratit respirator si katare, faringite, laringite, ngjirje zëri, bronkite dhe madje tuberluloz (TBC) që shoqërohen me kollë, gëlbazë dhe me shtrëngime e spazma të traktit respirator. Gatesat e bamjes pikërisht zbusin dhe nxjerrin lehtësisht gëlbazën duke përmirësuar gjendjen e pacientëve, pra përmirëson frymëmarrjen.
Për të gjitha rastet lëngu i bamjes jepet 3 herë në ditë nga 1-3 lugë gjelle (kjo sipas moshës). Lëngu mund të shoqërohet sipas dëshirës, me pak kripë, me pak sheqer ose me pak mjaltë.