Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidrim deri në toksikacione të shkallës së rëndë, shpesh serioze dhe për jetën e pacientit. Kur një pjesëtar i familjes tuaj ankon për të vjella ose heqje barku të shoqëruara me rritje të temperaturës, kjo përbën […]
Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidrim deri në toksikacione të shkallës së rëndë, shpesh serioze dhe për jetën e pacientit. Kur një pjesëtar i familjes tuaj ankon për të vjella ose heqje barku të shoqëruara me rritje të temperaturës, kjo përbën […]
Helmimet në ushqim ,kujdes me higjenën dhe fastfoodin!

Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidrim deri në toksikacione të shkallës së rëndë, shpesh serioze dhe për jetën e pacientit.
Kur një pjesëtar i familjes tuaj ankon për të vjella ose heqje barku të shoqëruara me rritje të temperaturës, kjo përbën atë që quhet helmim ushqimor. Nga vetë emri duhet të kemi parasysh që edhe shkaqet janë të shumëllojshme (në varësi nga ushqimi që ka ngrënë i sëmuri). Shenjat kryesore janë: të vjella, heqje barku, temperaturë, dobësi, zverdhje të lëkurës, djersë. Në raste të tilla rekomandohet që të sëmurit ti bëhet lavash (shpëlarje) duke i dhënë lëngje. Këto lëngje duhet të jepen shpesh e nga pak. Gjithashtu, duhet të eliminohen ushqimet e thata për 4-6 orë.
*Shkaktarët
Sëmundjet diarreike akute shkaktohen nga agjentë patogjenë, si baktere, viruse ose protozoarë dhe mund të zhvillohen si shqetësime të lehta të zorrëve e deri në sëmundje të rrufeshme, që vënë në rrezik jetën. Dekadat e fundit është arritur veçimi i agjentëve etiologjikë specifikë dhe numri i tyre vjen duke u shtuar. Disa nga shkaktarët e sëmundjeve diarreike dhe helmimeve ushqimore janë disa mikrobe dhe viruse (të tilla janë escherichia coli enterotoksigjene, clostridium perfingens, staphylococus aureus, viruset coxsackie, viruset echo dhe rotaviruset, etj). Shkaktarët ndodhen në ajër, ujë dhe ushqime të kontaminuara, kafshë shtëpiake dhe të egra bartëse të këtyre mikrobeve, njerëz të sëmurë, ose bartës të tyre. Insektet mund të jetë transportues pasivë, sidomos për viruset. Periudha më e favorshme për përhapjen e tyre është stina e verës dhe sidomos periudha korrik-tetor.
*Infektimi
Këto lloj infeksionesh pothuajse gjithmonë merren nga goja, zakonisht nga gëlltitja e ushqimit ose pijeve të helmuara. Çdo prodhim ushqimor është një burim potencial për infektimin e njeriut. Burim për helmimin e ushqimit ose pijes mund të jenë njerëz mbartës pa shenja klinike, por burimi kryesor i infeksionit të njeriut është rezervuari i gjerë i salmonelave në kafshët e ulëta. Incidenca e lartë e infeksionit të përpunimit të ushqimeve dhe të prodhimit të tyre në sasi të mëdha shtojnë rrezikun e infektimit të njerëzve. Mishi kontaminohet me shumë rrugë, por më të zakonshmet janë infeksioni natyror i vetë kafshëve të përdorura si mish dhe i gjithë pajisjeve që përdoren gjatë therjes ose përpunimit. Vezët ose produktet e vezëve duke përfshirë vezët e thata ose të ngrira janë gjithashtu burim i zakonshëm infeksioni. Nga speciet e ndryshme të kafshëve, shpezët shtëpiake duke përfshirë pulat, gjelat e detit, rosat dhe vezët e produktet e vezëve përbëjnë një rezervuar të gjerë të infeksionit dhe burimin më të shpeshtë për infektimin e njerëzve. Është e rëndësishme të theksohet që temperaturat e larta shkatërrojnë shumicën e mikrobeve, por temperaturat e ulëta mund të mos pengojnë zhvillimin e tyre. Disa nga mikrobet mund të qëndrojnë shumë gjatë dhe në pluhur. Gjithashtu ushqimi ose pijet mund të kontaminohen nga minjtë, macet, insektet ose parazitë të tjerë, që strehojnë këto mikroorganizma.
*Ushqimet
Ushqimet mund të rikontaminohen pas përgatitjes së tyre nga pajisjet e kuzhinës apo personeli i kuzhinës (mbartës mikrobesh). Ushqimi mund të rikontaminohet nëse pas gatimit lihet të ftohet për një kohë të gjatë sidomos në periudhën e verës. Por nuk duhet të mendohet se ushqimi i futur në kohë në frigorifer nuk kontaminohet dhe nuk shkakton helmim. Një shembull i qartë është stafilokoku aeurus që quhet ndryshe “helmimi ushqimor” klasik. Helmimi ndodh nga enterotoksina e prodhuar më parë në produktet ushqimore, ndërsa vetë stafilokoku mund të jetë larguar nga ushqimi. Ky lloj helmimi dallon nga të gjithë të tjerët, sepse shfaqet me shumë të vjella, diarre, temperaturë të lartë dhe shenjat shfaqen brenda një periudhe të shkurtër që nga koha e marrjes së ushqimit deri në shfaqjen e shenjave të para. Meqë helmimi ndodh nga toksina, mjekimi me antibiotikë nuk ka efekt.
*Trajtimi
Trajtimi është i lidhur ngushtë me stadin e sëmundjes dhe llojin e mikrobit. Zëvendësimi i lëngjeve dhe kripërave minerale është kushti i parë. Në format e lehta dhe kur nuk ka të vjella, marrja bëhet nga goja. Në format më të rënda, me temperaturë, të vjella të shumta, diarre dhe dhimbje barku, mjekimi bëhet intravenoz me infuzione (serume) që mund të arrijnë disa litra në 24 orë, elektrolit, kortikoid dhe antibiotikë. Duhet theksuar që jo çdo helmim kërkon përdorim antibiotikësh. Antibiotikët e përdorur pa kriter mund të zgjasin dekursin e sëmundjes. Ndërsa kortizonikët jepen në raste të veçanta. Duhet të kihet parasysh se edhe disa ditë ose javë pas kalimit të sëmundjes, pacienti eliminon mikrobe, prandaj trajtimi i zgjatur i tyre ka shumë rëndësi. E vetmja mënyrë për të parandaluar helmimet ushqimore është zbatimi i rregullave higjienike dhe teknologjike në përgatitjen e ushqimit. Mbrojtësja më e rëndësishme është higjiena vetjake. Duhet të tregohet mjaft kujdes në restorante, fast-foode dhe në konsumimin apo përgatitjen e prodhimeve të detit.
*Simptomat
Të vjella
Heqje barku
Temperaturë
Dobësi
Zverdhje të lëkurës
Djersë
*Këshilla
Lani me ujë të pastër e të rrjedhshëm të gjitha frutat dhe zarzavatet
Ruani produktet ushqimore në vende të freskëta
Konsumoni ushqime të sapo përgatitura
Të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zemrës e të tensionit duhet të jenë të kujdesshëm e të konsultohen herë pas here me mjekun specialist./PK/.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
March 18, 2016 / By M.I 4 Ushqimet që janë ndaluar nga Profeti alejhis selam
March 17, 2016 / By M.I Pija magjike që shëron mbi 50 sëmundje
December 26, 2016 / By M.I Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
March 2, 2016 / By M.I Braktise pikëllimin dhe thuaj:
March 2, 2016 / By M.I MOS FUT URREJTJE ME PYETJET E TUA!
March 2, 2016 / By M.I Shërimi i djalit të çmendur
March 2, 2016 / By M.I Çfarë është rubeola?
March 2, 2016 / By M.I Gjashtë kurat kundër gripit
March 4, 2016 / By M.I Si ndikon ushqimi në shëndetin oral ?
March 4, 2016 / By M.I Sëmundjet kardiovaskulare
March 4, 2016 / By M.I Aktiviteti i rregullt fizik
March 4, 2016 / By M.I Me shume arsye pse duhet te hame fruta
March 4, 2016 / By M.I Ranimimi kardio-pulmonar