Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Haxhi Selim Muça uron besimtarët për Kurban Bajramin

Haxhi Selim Muça uron besimtarët për Kurban Bajramin

Paqe, lumturi dhe gëzim në familjet shqiptare. Ky ka qenë urimi që kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Haxhi Selim Muça dha sot për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e KurbanBajramit.

selim muca
“Paqe, lumturi dhe gëzim në familjet dhe të afërmit tuaj. Kë është urimi që kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça dha sot për besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e Kurban Bajramin. Bajrami është festa më e bukur dhe më e bekuar për myslimanët.Kurban Bajrami ka në qendër sakrificën. Me therjen e kafshës kuptohet përkushtimi jonë për t’iu bindur Krijuesit. Jo sepse Zoti ka nevojë për mishin apo gjakun e kurbanit. Jo sepse sepse Zoti kërkon t’i mundojë njerëzit fizikisht apo financiarisht. Zoti kërkon nga njerëzit të jenë të bindur ndaj urdhërave të Tij, të tregojnë gadishmërinë dhe devotshmërinë e tyre për t’iu afruar Zotit me vepra të mira.
Kurbani bëhet shkak që edhe i varfri të gëzojë dhe të falenderojë Allahun për mishin që i jepet me këtë rast. Njeriu i varfër në sajë të kurbanit kupton se shoqëria në të cilën jeton tregon vëmendje ndaj tij. Në këtë mënyrë kurbani nxit dhe zhvillon shpirtin e vëllazërimit, të ndihmës, të sakrificës e të mbështetjes së njëri-tjetrit në shoqëri” thuhet në urimin e Haxhi Selim Muçës. /albeu/