Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hasedi-xhelozia

Hasedi-xhelozia

Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Hasedi zhduk veprat e mira mu sikur krimbi i cili bren pemën”.

Dhe thotë: “Nga tri gjëra askush nuk mund të lirohet: Mendimet e këqija, sugjesticioni i keq dhe hasedi, dhe do t’u tregoj rrugëdaljen nga këto: Nëse ke mendim të keq – mos e praktiko,nëse ke sugjestion të keq për një send, p.sh. numri 13, macja e zezë, huti etj. vazhdo me atë që e ke planifikuar, dhe nëse ke xhelozi – mos e dëshiro realizimin” dhe thotë: “Tek ju arritën sëmundjet e popujve para jush, hasedi dhe urrejtja.
Urrejtja është fenomen shkatërrues.
Zekerija a.s. ka thënë: “All-llahu xh.sh. thotë: “Xhelozi është armik i mirësive të Mia, i hidhëruar me përcaktimin Tim, dhe i pakënaqur me ndarjen Time në mes robërve.”
Dije se hasedi është i ndaluar e kjo është se dëshiron, që begatitë e dikujt të zhduken ose ia dëshiron fatkeqësinë.
Shkaku i hasedit është, kryelartësia, armiqësia ose shpirti i prishur, sepse nuk dëshiron që dikush tjetër ti posedojë mirësitë dhe begatitë e All-llahut.
Hasedi është sëmundje e rëndë dhe e rrezikshme e zemrës, dhe sëmundjet e zemrës nuk shërohen, veçse me melhemet e diturisë dhe veprimet. Sa i përket melhemit të diturisë duhet të dish se hasedi yt nuk e dëmton tjetrin, përkundrazi i bën dobi, ndërsa i zhduk veprat tuaja të mira, i ekspozohet hidhërimit të All-llahut dhe e dëmton fenë.
Sa i përket dëmit të dynjasë, ai konsiston në atë se gjithmonë je i pakënaqur dhe i brengosur e ky është qëllimi i armikut tënd Shejtanit. Kështu xhelozi duke ia dashur të keqën tjetrit bëhet armik i All-llahut xh.sh.
Xhelozi kurrë nuk ka qetësi shpirtërore. Ai është sikur ai i cili ka gjuajt me gurë në armikun dhe nuk e ka qëlluar, ndërsa guri i kthehet dhe ia verbon syrin.
Ilaçi është që të gëzohesh, tek ai i cili i sheh begatitë e All-llahut.
All-llahu thotë: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj të keqen ktheje në mënyrën më të mirë se atëherë armiku do të bëhet mik i afërt.” (Fussilet, 34)

• mos e ekspozo xhelozinë me gjuhë dhe veprim.
• të shohësh të gjithë krijesat si robër të All-llahut, duke i dashur si robët e Tij.

Dije se ky potencial i dynjasë së shpejti harxhohet me vdekje, por veprat e mira nuk zhduken. Mos mendo kurrsesi se dituria dhe feja të largohen nga ti gjatë vdekjes. Nëse vdes trupi,nuk vdesin cilësitë tuaja, sepse vdekja është vetëm shkëputje e lidhjes në mes trupit dhe shpirtit.
Dhe dije se dashuria ndaj objekteve të dynjasë është themel i ç’do gabimi. Ç’do gjë që krijohet para vdekjes llogaritet dynja përveç diturisë dhe njohjes.
Njeriu është nga toka (dheu) dhe ajo shërben si vendbanim. Bimët shërbejnë për ushqim dhe shërim,xehet për të holla, kafshët për hipje.
Dhe për këtë All-llahu xh.sh.ka thënë: “O njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve…” (Hadid, 20)
Në këtë, janë futur të gjitha brengat: xhelozia, armiqësia, kryelartësia, hipokrizia, dashuria ndaj dynjasë. Dynjaja është krijuar si përgatitje për Ahiret. Pra nuk duhet harruar caku i secilit që është nisur për në Haxh, duke e shikuar vlerën e tij ngec pas karvanit – e humb Haxhin dhe iu ekspozohet shtazëve të egra. Prandaj, nga dynjaja merre atë sa ke nevojë të domosdoshme, e mos iu nënshtro kënaqësive të cilat nuk kanë fund, sepse do të shkatërrohesh.
Kush e ka njohur veten dhe All-llahun – do të shohë qartë mënyrën se si dynjaja e dëmton Ahiretin.
Nuk ka lumturi përveç dashurisë ndaj All-llahut xh.sh. Dashuria ndaj Tij realizohet – duke përmendur vazhdimisht Atë, ndërsa njohja e Tij – arrihet me kërkim të vazhdueshëm të diturisë dhe me meditim.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush zgjohet dhe dynjanë e ka afër më të rëndësishme, nuk ka asgjë me All- llahun dhe në zemër i ka futë 4 gjëra:

1. Brengën – e cila kurrë nuk e lëshon
2. Profesionin – punën nga e cila nuk shkarkohet kurrë.
3. Varfërinë – nga e cila nuk ndahet.
4. Shpresën e pafund

Isa a.s. ka thënë: “Dashuria për dynjanë dhe Ahiretin nuk mund të jenë së bashku në një zemër, mu sikur zjarri dhe uji që nuk mund të qëndrojnë në një enë,
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Në Ditën e Gjykimit me siguri do të vijnë një grup njerëzish më vepra të mira sa mali Tibame, por do të urdhërohen të hidhen në Xhehennem” kur është pyetur se a kanë qenë namazli? Ai u përgjigj: “Po, kanë falur, kanë agjëruar, dhe kanë bërë ibadet të natës, por kur u afrohej diçka nga dynjaja – me lakmi të madhe hidheshin në të”
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ruhuni nga dynjaja se ajo është më magjistare se Haruti dhe Maruti”
Tregohet se Isait a.s. dynjaja i është paraqitur si plakë e zbukuruar, Isa a.s. e kishte pyetur: “Sa herë je martuar”, “nuk kam numëruar” i kishte thënë ajo “të gjithë i kam mbytur”

PRIM.DR.MED.SC. ALI F. ILJAZI.

(Visited 37 times, 1 visits today)
Top