Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Duke marrë parasysh luftën civile në Siri dhe kërcënimin që ky konflikt përbën për vendet fqinje, kanë filluar debatet rreth pasojave të tyre të mundshme gjeopolitike në rajon. Analistët thonë se harta e Lindjes së Mesme mund të ndryshojë për herë të parë në një shekull. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton. Kulmi […]
Duke marrë parasysh luftën civile në Siri dhe kërcënimin që ky konflikt përbën për vendet fqinje, kanë filluar debatet rreth pasojave të tyre të mundshme gjeopolitike në rajon. Analistët thonë se harta e Lindjes së Mesme mund të ndryshojë për herë të parë në një shekull. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton. Kulmi […]
Harta e Lindjes së Mesme mund të ndryshojë

Duke marrë parasysh luftën civile në Siri dhe kërcënimin që ky konflikt përbën për vendet fqinje, kanë filluar debatet rreth pasojave të tyre të mundshme gjeopolitike në rajon. Analistët thonë se harta e Lindjes së Mesme mund të ndryshojë për herë të parë në një shekull. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton.
Kulmi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 sinjalizoi vdekjen e Perandorisë Osmane dhe ndryshimin e hartës politike në Lindjen e Mesme.
Madje para se të pushonin armët, Britania dhe Franca ranë dakord për copëtimin e tokave të perandorisë osmane, duke përfshirë Sirinë, Libanin, Jordaninë dhe Palestinën. Ky është çelësi për të kuptuar historinë moderne të Lindjes së Mesme, thotë Michael Clarke, drejtues i Institutit Royal United Services në Londër.
“Bota arabe, siç e shohim tani, është krijuar në vitin 1916 nga britanikët dhe francezët në bazë të marrëveshjes Sykes-Picot. Që atëhere ka patur shumë pak ndryshime. Nuk ka patur asnjë ndryshim strategjik që nga themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948. Dhe tani, këtë vit, për herë të parë, harta e Lindjes së Mesme po fillon të ndryshojë”.
Kjo po ndihet më shumë në Siri. Vendi mund të ndahet, thotë Robert Lowe i Qendrës për Lindjen e Mesme në Shkollën Ekonomike të Londrës.
“Balanca e pushtetit midis kaq shumë elementëve konkurrentë në këtë moment duket pothuajse e barabartë. Është e vështirë të mendohet se një fraksion mund të marrë kontroll më të madh. Kurdët kanë marrë kontrollin mbi qytetet e tyre dhe po luftojë për ta ruajtur atë”.
Lufta e Parë Botërore mbaroi me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, i cili i ndau kurdët në katër shtete, në Siri, Turqi, Iran dhe Irak.
Rënia e Sadam Huseinit në vitin 2003 dhe autonomia kurde në Irakun verior i dhanë shpresa përpjekjeve të kurdëve për një shtet të pavarur.
Por Iraku ka treguar zell, thotë profesori Saad Jawad i Shkollës Ekonomike të Londrës.
“Së pari, ata nuk kanë prirje për të filluar një luftë civile si ajo në Liban në vitet 1970. Së dyti, nuk ka synime të vërteta për ndarjen e vendit, madje as në Kurdistanin e Irakut, përveç disa partive politike”.
Plagët e luftës së fundit civile të Libanit janë ende të dukshme në kryeqytetin e vendit, Bejrut. Ekziston frika se edhe ky vend mund të përfshihet nga lufta pasi konflikti sirian mund të risjellë rivalitetet politike në Liban.
Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë vrarë në përleshjet në mes të militantëve suni dhe militantëve shiitë.
Forcat e dala nga kryengritjet arabe mund të ndryshojnë hartën në disa pjesë të Lindjes së Mesme, thotë zoti Clarke.
“Ekziston mundësia e ballkanizimit të rajonit të Levantit, që mund të çojë në krijimin e disa shteteve, gjysmë-shteteve, zonave të kontestuara dhe mosmarrëveshjeve. Kjo është situatë e re për të gjithë ne”.
Por zoti Clarke thotë se revolucionet në botën arabe janë në fazë të hershme dhe pasojat e tyre mund të mos jenë të njohura për shumë vite.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 1, 2018 / By M.I Pediatrit apel prindërve: Fund fëmijëve Miss, po i shkatërroni
February 1, 2018 / By M.I Mos imito personalitetin e te tjereve! A e ke ditur?
February 1, 2018 / By M.I 3 shpëlarës natyralë për sekrecionet vaginale, do t’ju shpëtojnë jetën
February 1, 2018 / By M.I 6 tiparet e njerëzve më të besueshëm që keni në jetën tuaj!
February 1, 2018 / By M.I Ju dhemb gjuri vazhdimisht, ja përbërësi që ju shëron menjëherë
February 1, 2018 / By M.I 5 vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për femrat
February 1, 2018 / By M.I 10 mënyra si të ndalni ndjenjën e ankthit menjëherë
February 1, 2018 / By M.I JA SI TA PERDORNI SHAFRANIN: