Quarta-feira’, 28/7/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

HARROI SE I BIRI ISHTE I VDEKUR!

HARROI SE I BIRI ISHTE I VDEKUR!

femija
E lajmëruan prindin nga spitali se fëmija i tij porsalindur i ka ndërruar jetë dhe se duhet të shkon sa më shpejt e ta merr xhenazen e tij dhe ta varros në varreza! Prindi u nis menjëherë dhe unë shkova së bashku me të. E mori fëmijën dhe hipëm së bashku në makinë.

Rrugës e kishte vendosur të birin e vet të porsalindur në prehrin e tij dhe vazhdimisht e shikonte me sytë e tij. Gjatë një lakese në rrugë, rrezet e diellit ranë mbi makinë dhe prindi e bëri një lëvizje të çuditshme, e mori një pëlhurë dhe i bëri hije të birit që ta mbron nga nxehti i diellit!

Subhanallah! Harroi se i biri ishte i vdekur!

Fillova të qaj nga mëshira e tij për të birin e vet të vogël dhe atëherë për herë të parë e kuptova drejtë ajetin: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël.” (Isra 24.)

Nëna dhe babai munden të përkujdesen për dhjetë fëmijë, kurse dhjetë fëmijë, nganjëherë nuk munden të kujdesen për një nënë apo për një babë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Visited 101 times, 1 visits today)
Top