Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hani dhe pini,por mos e teproni El-Araf-31



Hani dhe pini,por mos e teproni El-Araf-31

Të ushqyerit e shëndetshëm përfshinë një shumëllojshmëri ushqimesh, sepse ushqime të ndryshme përmbajnë gjëra të ndryshme për të cilat ka nevojë trupi ynë.Karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat janë shumë të rëndësishme për të na dhënë energji dhe për t’u rritur.

Po kështu , vitaminat, mineralet dhe uji janë shumë të rëndësishme, sepse e ndihmojnë trupin tonë të punojë ashtu siç duhet.

Allahu xh.sh në Kur’an thotë :

“Hani dhe pini,por mos e teproni” (El-Araf-31)

Ky ajet i ndershëm është gjithëpërfshirës ,sepse nuk ka dyshim që ai ai i cili me maturi dhe pa teprim do të konsumoj ushqim dhe pije do të jetë i sigurt për shëndetin e tij,dhe nga vetvetja do t’i largojë sëmundjet.

Gjithashtu Pejgamberi Muhammedi s.a.s.,e ka shpjeguar se çfarë sasie e ushqimit i nevojitet njeriut dhe ka thënë: “…Një e treta e stomakut le të jetë ushqim,një e treta ujë ndërsa një e treta le të mbetet bosh,që të mund të marrë frymë.”





Qëllimi i të ushqyerit është që njeriu të mbahet në jetë,ta kompensojë atë që e humb organizmi pë ta ruajtur temperaturën normale trupore dhe të zhvillohet normalisht. Shikoni se si Pejgamberi a.s në hadith nxit që ushqimi të merret në sasi të vogla,mjaftueshëm sa për t’u mbajtur në jetë,ashtu që të mos jetë as i uritur as i dobët.Njeriu duhet të konsumojë ushqim përmes së cilit do ta ndërtojë organizmin e tij.

Jo konsumimi i ushqimit një kohë të gjatë shkatërron trupin tonë,i cili dehidron kurse përbërja e tij digjet (oksidohet,harxhohet).Ngjajshëm me këtë,konsumimi i tepruar i ushqimit shkakton përtaci si dhe mund të shkaktojë shumë sëmundje.

Gjatë stinës së verës njeriu duhet të hajë ushqim të ftohtë kurse gjatë stinës së dimrit,ushqim të ngrohtë.Të hash dy racione përnjëherësh është e dëmshme.Po ashtu janë të dëmshme edhe ushqimet menjëherë pas ushqimit.

Duke marrë ushqim të llojllojshëm pasurojme trupin tonë.Nëse çdo herë hamë të njëjtin ushqim,atëherë do të dobësojmë trupin tonë.Në llojllojshmërinë e ushqimit bëjnë pjesë: Karbohidratet, Proteinat, Yndyrërat, Vitaminat, Fibrat ushqimore, Ujë.