Segunda-feira, 24/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Halil Kastrati: Lus Zotin të mos më dalë shpirti pa e parë Kosovën me një standard të mirë



Halil Kastrati: Lus Zotin të mos më dalë shpirti pa e parë Kosovën me një standard të mirë

Sot për Ditën e Flamurit, në shtëpinë e Kulturës në Prizren, ndahen 28 shtëpi për nevojtarët, nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me komunën, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, gjatë ndarjes së 28 çelësave të shtëpive për nevojtarët në Prizren, Dragash e Suharekë, ka thënë se kjo ditë duhet të na kujtojë që kemi një shtet zhvillimor.

“Biseduam me Halil Kastratin që ta bëjmë bashkë këtë projekt të 20 shtëpive në Komunën e Prizrenit dhe tetë të tjerat në Dragash e Suharekë, në mënyrë që këta të bashkëpunojnë me ne për ndërtimin e këtyre shtëpive. Ideja për 28 shtëpi më 28 Nëntor ishte e Halilit. Kjo ditë duhet të na përkujtojë që të kemi një shtet zhvillimor dhe personat si këta të mos kenë nevojë për ndihma, por secili ta ketë shtëpinë e vet”.

Bali Muharremaj, Kryetari i Suharekës tha se deri në fund të vitit do të ndahen 50 shtëpi.

“Për mua është nder që të uroj 28 familje që sot bëhen me shtëpi sepse kjo festë sot është ndryshe. Sot i ndajmë 28 por deri në fund të vitit me “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndajmë 50.





Shoqatën e falënderoi Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani i cili shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e këtij projekti.

Ndërkaq kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati tha:

“Jemi bashkuar dhe rezultati i bashkimit janë këta çelësa. Kemi ditur të jemi bashkë kur Kosova ka pasur nevojë më së shumti. Ka shumë njerëz që kanë dhënë nga djersa e tyre për t’i ndërtuar këto shtëpi dhe ata janë shumë meritorë, e unë amanetin e tyre e kam drejtuar tek nevojtarët. Ëndërroj dhe lus Zotin të mos më dalë shpirti pa e parë Kosovën me një standard të mirë”.

(Visited 17 times, 1 visits today)




Top