Segunda-feira, 11/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Hakerët “plagosin” Obaman në Twitter

Hakerët “plagosin” Obaman në Twitter

Hakerët kanë hyrë në llogarinë e Twitterit të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe kanë postuar lajme të rrejshme për disa shpërthime në Shtëpinë e Bardhë, të cilat kanë plagosur presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Agjencia amerikane, brenda pak minutash, ka njoftuar se llogaria e saj në Twitter është sulmuar nga hakerët dhe se është duke punuar për rregullimin e problemit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, u ka thënë gazetarëve se presidenti Obama është mirë.

“Mund të them se presidenti është mirë; sapo isha me të”, ka thënë Carney. /Telegrafi/

@include "";