Segunda-feira, 9/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hafize Elshani: Unë dua punë me djersë jo me marrëdhënie me ty, oj koka e lodhtë!

Hafize Elshani: Unë dua punë me djersë jo me marrëdhënie me ty, oj koka e lodhtë!

Për me apliku në një market me punu duhet me vendos fotografinë në CV ku thuhet ” Aplikacionet pa fotografi me aparat profesional nuk pranohen “!

A ka rëndesi qysh dokesh apo çka din me ba ?

Para se me hy n’punë “duhet me kqyr mire çka di me ba” i thote tu ja hedh shikimin nëpër gjithë trupin e saj si me qenë ajo kukull në shitore. Po ,po ajo di me ba mire edhe “qata qe ty po tu sillet ne kry” ama ajo po do pune e jo me qene objekt seksi .

Gruja është anvise i thote , po harron që kur shkon n’shpi buken e ka gati, ushqimin gati, shtratin gati , shtëpinë e pastrume rrobat e pasterta , bile, bile kryen edhe punet e tua disa ,disa, pune gruje qe nuk paguhet, jo jo, nuk ka faj kjo është koke boshe , gruja duhet me u marrë me fëmijë!

E ti që je baba ?

A ende po ke frike që ka met ikë burrnia nese ti merresh me fëmijët e tu aa ?

Po ke friken se nëse të shef kojshia ti më nuk do të kesh fytyre të dalesh në rrugë sepse të pa me fëmiun tënd në duar!

Çfarë është për ty burrnia të mbash një mjekerr , syza dhe çelësat e vetures në dorë duke i sjellë në gisht, a? Apo për ty është burrni të bërtasësh në shtëpi , ndersa atje tek puna ta shfrytzosh njërën nga ato të shkretat që është moshatare e vajzës tënde!

A kjo është burrni për ty ?

“Ia ka dha shefit ajo ….. !

Para se me ja kqyr gjujt a i ka të skuqur a jo duhet ta dish që shifren e librave qe ajo e ka lexu ti nuk di me lexu dhe nuk ke kapacitet sepse koka jote është shumë e lodhun.

Para se me i bë pytje provokuese ,ku e shkreta nuk e di dhe për çfarë e ke fjalen sepse ti, nuk di çka ka ajo në fasiklen e saj që ja ke hedh në tokë. E në atë fasikël janë nja 2-3 diploma e saja që ajo i ka nga Bachelori e deri tek doktoratat e specializimet , e nëse mendon se qashtu është me u ngrit në karrierë, po me vjen keq paske me mbet aty ku je sepse femra si ajo nuk të bie në gjunj ty!

Po ti nuk je faj, jo , po logjika jote e lodhtë që të ka lënë prapa edhe ty se ndryshe ti e kishe heq nga lista jote të qënit perfeksion. Perfeksioni është i pa gabushme ajo, unë gabojmë ,unë punoj, unë shkollohem, unë bertas, unë marr hise , unë flas për femrat , unë flas pa lejen tënde, unë dua të jem vetvetja , unë nuk dua të jem objekti yt!

Unë dua punë me djersë jo me mardhënie me ty!\

Unë jam unë dhe nuk dua për ty të ndryshoj!

Unë për veten time bëj me gisht se dhe unë jam njeri .

(Visited 39 times, 1 visits today)
Top