Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Tradita vërteton që “nuk ka ide të reja, por njerëzit e rinj i zbulojnë”. Në realitet është mahnitëse kur vëren sa “zbulime moderne të reja” janë shënuar në Kur’an dhe hadithe. Hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. dhe “zbulimet” moderne Ekziston një numër i konsideruar i traditave ushqimore të Pejgamberit s.a.v.s. që kanë përkrahje të rëndësishme në […]
Tradita vërteton që “nuk ka ide të reja, por njerëzit e rinj i zbulojnë”. Në realitet është mahnitëse kur vëren sa “zbulime moderne të reja” janë shënuar në Kur’an dhe hadithe. Hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. dhe “zbulimet” moderne Ekziston një numër i konsideruar i traditave ushqimore të Pejgamberit s.a.v.s. që kanë përkrahje të rëndësishme në […]
Hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. dhe “zbulimet” moderne

Tradita vërteton që “nuk ka ide të reja, por njerëzit e rinj i zbulojnë”. Në realitet është mahnitëse kur vëren sa “zbulime moderne të reja” janë shënuar në Kur’an dhe hadithe.
Hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. dhe “zbulimet” moderne
Ekziston një numër i konsideruar i traditave ushqimore të Pejgamberit s.a.v.s. që kanë përkrahje të rëndësishme në literaturën e re shkencore. Në mesin e këtyre këshillave është edhe ajo që duhet ngrënë ushqimin e shëndoshë të cilin duhet kombinuar drejt, secilin ushqim duhet ngrënë në sezonet natyrore të tij dhe që nuk duhet pirë ujë gjatë ngrënies.
Në Sahihun e Buhariut ekziston një numër i konsideruar i shembujve ku tregohet se si Pejgamberi s.a.v.s. e ka kombinuar ushqimin. Në një hadith përmendet që Pejgamberi s.a.v.s. ka ndaluar përzierjen e hurmave të papjekura dhe hurmave të thata, si dhe përzierjen e rrushit dhe hurmave të thata. Aishja r.a. transmeton hadithin ku qëndron që Pejgamberi s.a.v.s. ka pasur zakon të hajë pjeprin me hurma të freskëta dhe e kishte zakon të thoshte: “Nxehtësia e njërës zbut ftohtësinë e tjetrës dhe që ftohtësia e njërës zbut nxehtësinë e frutit tjetër.” Gjithashtu transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. asnjëherë nuk e ka kombinuar peshkun dhe qumështin.
Shkenca moderne përkrah këto tradita duke na informuar që kombinimi i ushqimit që e konsumojmë si dhe vetë renditja e ushqimit është faktor vendimtar i shëndetit tonë. “Para pak kohësh” u zbulua që ushqimi duhet kaluar nëpër procese të ndryshme të tretjes në trup, për këtë më së lehti tretet kur kombinohet drejt. Shkencëtarët modernë theksojnë që kombinimi jo i drejtë i ushqimit mund të shkaktojë te njerëzit tretjen e parregullt të ushqimit, që mund të shkaktojë nivelin e Ph të parregullt dhe jo të balancuar, absorbimin e parregullt të përbërësve ushqimorë, konstipacionin (kapsllëkun) ose probleme tjera me tretje.
Dr. Ted Morter, në librin “Shëndeti juaj . . . zgjedhja juaj”, këshillon që pemët e freskëta mos të konsumohen me ushqim tjetër bile as me pemët e thara, sepse ky është ushqim predigjestiv i cili lëviz direkt nëpër lukth dhe në zorrë. Kur hahet në kombinim me ushqimin tjetër ajo fermenton vetveten dhe çdo gjë që ndodhet në lukth.
Këshilla e dytë që e ka dhënë dr. Morter në librin e tij është që secila shujtë të përfundohet me diç të thatë. Ushqimi i thatë përmban enzime që janë të domosdoshëm për tretjen e ushqimit.
Rregulla e tretë e tij e kombinimit të ushqimit është që të largohemi nga kombinimi i proteinave dhe niseshtes. Mund të hamë niseshte me perime, ose perimet me mish, por duhet që të largohemi nga kombinimi i niseshtes me proteine. Proteinave u nevojitet mjedisi i thartë, ndërsa karbohidratet dhe niseshteja lehtë treten. Kur i kombinojmë asnjë ushqim nuk e ka “mjedisin” e nevojshëm për tretje.
Për më tepër, shujtave me proteinë u nevojitet 5 orë për t’u tretur, dhe për këtë shkas kjo duhet të jetë shujta e fundit sepse trupi ynë në këtë kohë nuk tret asnjë ushqim tjetër.
Kombinimi jo i drejtë i ushqimit nuk do të shkaktojë menjëherë sëmundje te personi, por do të pengojë që ajo që futet në organizëm të tretet dhe të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme, i cili nënkupton që është e nevojshme të fusim ushqim dukshëm më shumë për të arritur ushqyeshmërinë e duhur.
Shkencëtarët bashkëkohorë për alergji gjithashtu këshillojnë për kombinimin e padrejtë të ushqimit dhe porositin që shumë kombinime mund të shkaktojnë reaksione alergjike sinergjistike. Në librin “Rruga e drejtë deri te shërimi nga alergjitë dhe prevenimi i saj”, dr. Krohn na këshillon që të mos kombinojmë qumështin me çokollatë, mentë ose peshk; misrin dhe bananet; mishin e lopës dhe kvasacin; vezët dhe mollat; koka-kolën dhe çokollatën.
Hadithet na ofrojnë shembuj të shumtë që dëshmojnë si Pejgamberi s.a.v.s. e ka respektuar pastërtinë dhe vlerën e ujit, si dhe që nuk ka pirë ujë duke ngrënë. Në Sahihun e Buhariut gjendet hadithi ku qëndron se Pejgamberi s.a.v.s. në mburojën e tij ka bartur hurma që i ka ngrënë me sahabët, por potencohet që nuk ka pirë d.m.th. nuk ka prekur ujin. Shkencëtarët nga lëmi i ushqimit të kombinuar preferojnë që uji të pihet gjysmë ore para ushqimit sepse në këtë mënyrë përshpejtohet procesi i tretjes në lukth.
Kur’ani fisnik këshillon: “O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.” (El – Bekare, 168)
Gjatë kohës së Pejgamberit s.a.v.s. zgjedhja e ushqimit ka qenë mjaft e thjeshtë dhe ka të bëjë me atë që është e lejuar ose e ndaluar. Mirëpo, tani në këtë kohë moderne kemi shumë më tepër zgjedhje.
Shumica e njerëzve ka vështirësi në kuptimin çfarë nënkupton “ushqimi natyral”, për arsye se në realitet vetëm disa prej njerëzve hanë ushqim “natyral”. Para 200 viteve të gjithë kanë ngrënë ushqim “natyral” nga shkaku që nuk e kanë marrë parasysh ushqimin e përpunuar. Gjatë vitit 1940 afro 80% e njerëzve kanë ngrënë “ushqim natyral”.
Abram Hoffer dhe Morton Walken në librin e tyre “Ushqimi i ri ortomolekular”, sjellin që sot vetëm 25% e njerëzve në realitet hanë “ushqim natyral”.
“Ushqimi natyral” nënkupton atë që ka mbajtur përbërësit e tij natyralë. Molla është “ushqim natyral” dhe lëngu i mollës i cili është bërë nga mollat e freskëta në shtëpi në mikser është “ushqim natyral”. Mirëpo lëngu i mollës i cili është bërë dhe zier me makinë, pastaj i kanë shtuar sheqer dhe ngjyra, nuk është “ushqim natyral”.
Kokërrzat e grurit janë “ushqim natyral”, ndërsa mielli nga kokërrzat e pastërta që përmban krunde është poashtu “ushqim natyral”. Mielli të cilit i janë mënjanuar krundet e pastaj është zbardhur për t’u fituar mielli i bardhë nuk është “ushqim natyral”.
Bile edhe disa prodhime që shiten si “ushqim i shëndoshë”, bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimit pjesërisht të përpunuar.
Me rëndësi është me ngrënë ushqimin tërësisht “natyral” (grunajet, perimet dhe frutat) sepse kjo është ushqyese dhe përmban çdo gjë që nevojitet për t’u zhvilluar si qenie njerëzore.
Sa më shumë që ia ndërrojmë formën natyrale aq më pak do të kemi dobi prej tyre. Me vitaminët e rinj dhe mineralet të cilët gati çdo ditë zbulohen, gjithnjë e më qartë është se po largohemi nga krijimi natyral i Allahut dhe ne nuk jemi kualifikuar të “dyfishojmë”.
Bernard Jensen në librin e tij “Kimia e njeriut”, thotë: “Ushqimi natyral përmban të gjitha vitaminat që janë dhe që do të zbulohen.”
Ky fakt i qartë bën që e vetmja mënyrë që mund të garantojmë se do t’i marrim të gjithë përbërësit ushqimorë nga ushqimi është që t’i marrim nga “ushqimi natyral”. Nuk ka kuptim të konsumojmë ushqimin e dobësuar dhe pastaj të shpenzojmë të holla dhe kohë në blerjen e vitaminave dhe vijuar programe të ndryshme shëndetësore. Në realitet, ushqimi i përpunuar ka aftësi të “thithë” përbërësit ushqyes nga sistemi.
E. Cheraskin në librin e tij “Dieta dhe sëmundja”, përmend që gjithë eksperimentet laboratorike kanë treguar që ushqimi i përpunuar nuk ka mjaft vitamina, enzime, bile edhe fibre që do të ndihmonin në procesin e tretjes.
Prodhuesit pohojnë që prodhimet e tyre përmbajnë nivel të lartë ushqyes, por këtë mund ta vërtetojnë vetëm në bazë të shtimit të vitaminëve sintetikë dhe mineraleve me ç’rast organizmi i njeriut nuk ka kurrfarë dobie prej tyre. Elementet që përfshijnë mineralet organike mbahen dobët së bashku, kështu që kur i marrim në trup ata lehtë asimilohen. Mirëpo pjesët përbërëse të mineraleve joorganike mbahen së bashku me lidhje aq të forta saqë organizmi nuk mund t’i copëtojë lehtë në pjesë përbërëse, dhe rrallë kemi dobi nga konsumimi i tyre.
Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t’ju godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.” (Ta Ha, 81)
Është e njohur që Pejgamberi s.a.v.s. gjithmonë ka ngrënë pemë dhe perime nga regjioni në të cilin ka jetuar dhe në sezonë të caktuar (El-Akili, Mjekësia Pejgamberike).
Donald Lepore, nutriocinist dhe autor i librit “Sistemi i shërimit”, ka gjetur në terapitë e tij të shërimit të alergjive që “Zoti nuk ka lejuar që ushqimi i cili është kundërthënës me ekzistencën njerëzore të rritet në vendin e konsumimit”.
Shpesh mund të mënjanojmë shumicën e problemeve nëse thjesht hamë ushqimin që rritet në afërsi dhe në sezonë. Bernard Jensen, në librin e tij “Kimia e njeriut”, shkruan që prodhimeve të papjekura dhe të importuara, që shpesh gjinden nëpër shitore iu mungon natriumi natyral në mes gjërave tjera. Për më shumë ai ka gjetur që përbërja kimike e thekrës p.sh. nxeh gjakun dhe që për këtë është i përshtatshëm gjatë muajve të dimrit, por që nuk preferohet gjatë periudhës së verës si ushqim i rregullt nëse bëhet fjalë për ftohjen.
Nëse lexoni Kur’anin dhe hadithet dhe i krahasoni me “zbulimet” moderne shkencore, do të gjeni gjithmonë rishtazi që urtësitë e Kur’anit dhe Pejgamberit s.a.v.s. janë “rishtazi të zbuluara”.
Kjo është, ndoshta, një prej shkaqeve më të mira që të sillemi ndaj Kur’anit dhe hadithit si pikë filllestare për të gjitha dituritë, por edhe si “vërtetim i dyfishtë” i asaj që gjejmë në literaturën shekullare.
Kristie Karema Burns
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
July 7, 2017 / By M.I Qielli,shkenca dhe Kurani Famelarte
July 8, 2017 / By M.I Ajo kërkoi vdekjen e saj dhe jo të birit
July 8, 2017 / By M.I Surja Kehf lexim i bukur nga Muhamed El Luheidan – Per diten e xhuma
July 10, 2017 / By M.I ” Kush prej njerëzve e meriton më shumë bamirësine(në cdo gjë) time?
July 11, 2017 / By M.I A e dini cila është kënaqësia më e madhe në këtë botë?
July 11, 2017 / By M.I Temperaturat 45 c !!
July 11, 2017 / By M.I Nuk do ta kuptosh të mirën e sotit përveç se nesër
July 11, 2017 / By M.I Disa informacione interesante për ne “të çuditshmet” me mbulesë
July 11, 2017 / By M.I Degjoje suren Jusuf – Largoje merzine dhe pikellimin
July 11, 2017 / By M.I Gjatë ditës, 70.000 ide na qarkullojnë nëpër mendje