Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Hadithe mbi moralin

Hadithe mbi moralin

morali ne islam

Morali i sinqertë para dhe pas së gjithave do të thotë bujari morale dhe sjellje shembullore me njerëzit, në këtë kuptim radhisim disa Hadithe të Muhamedit alejhi selam që kanë të bëjnë me moralin e mirë:

”Allahu është bujar dhe i do sjelljet fisnike.”
”Në ditën e gjykimit asgjë nuk do të rëndoj më tepër në peshoren e besimtarit se sa morali i mire”
”Bamirësia është nga morali i mirë”
”Besimtarë më të përkryer janë ata që kanë moral të mirë”
”Më i dashuri prej jush tek unë dhe më afër meje në ditën e gjykimit do të jenë në ata kanë moral të mirë”
”Besimtari më moral të mirë arrin në shkallë të atij që agjëron (nafile) dhe falet (nafile).”
”A doni t’ju lajmëroj kush nuk do të hyjë në zjarr (Xhehenem)?…ç’do kush që është i qetë, i butë dhe i edukuar.”
”Ju asnjëherë nuk do ti kënaqni njerëzit me pasurit tuaja, por do ti kënaqni me fytyrë të gëzuar dhe moral të bukur”.
”Morali i bukur i përfiton të mirat e kësaj dhe asaj bote.”

Sa flet vetëm ky hadith i fundit ?!
Fjala e bukur dhe sjellja bujare e ngritë njeriun në pozita më të mëdha tek Allahu teala dhe te njerëzit.

Kjo është madhëria e moralit te Muhamedit alejhi selam, të bëhesh zotëri i sjelljeve tua. Emri yt në veshët e njerëzve të tingëllojë si thirrje për ndihmë.
Muhamedi alejhi selam realizoi përsosmëri të atillë morale pas së cilës nuk kemi se ç’të dëshirojmë me shume!

Mirëpo krahas me këtë ai gjithmonë i drejtohej Allahut teala me këtë lutje:

”O Zot, zbukuroje moralin tim edhe më tepër !”

Kush dëshiron ta përsose moralin e vete le të marre shembull nga morali i Muhamedit alejhi selam i cili para pesëmbëdhjetë shekujsh e pasuroi njerëzimin me cilësitë më të larta të moralit.

Tags: