Quinta-feira, 18/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

HABETU SEVDA – FARA E BEREQETIT (Kokrra e zezë)



HABETU SEVDA – FARA E BEREQETIT (Kokrra e zezë)

HABETU SEVDA – FARA E BEREQETIT

Na gëzon fakti që t`iu paraqesim në këtë fletushkë disa prej fshehtësive dhe dobive për “kokrrën e zezë” e cila është një ndër mrekullitë e Muhamedit(alejhi selam) në sferën e mjekësisë, krahas të tjerave mrekulli.

Muhamedi(alejhi selam) para 14 shekujve na ka treguar se në “kokrrën e zezë” ka shërim nga çdo sëmundje.

Ebu Hurejra r.a tregon se Muhamedi alejhi selam ka thënë:
“Shërbehuni me kokërr të zezë sepse në të ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes.”
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Kokrra e zezë ndryshe emërtohet edhe si kokrra e bereqetit, lihanëz, qimoni i zi, kumini i zi, kumini indian, kokrra e kamenderit etj. Ndërsa në latinisht quhet Nigela Sativa.

Kokrra e zezë përbëhet prej disa elementeve me ndikim të cilat kanë aromë të këndshme, dobi të çuditshme etj.
Në të ka fosfat, hekur, fosfor, karbohidrate, vajra që kanë sekretet e veta. Përmbajnë antibiotik të gjallë që shkatërrojnë viruset dhe gjëra të tjera si: të pëlleshme aktive, po ashtu përmban enzime tretëse [materie tretëse] anti acetike si dhe materie qetësuese dhe aktivizuare në të njëjtën kohë.

E sa e sa çudira, sekrete dhe dobi gjinden në farën e zezë që ende nuk i kanë hasur hulumtuesit.Pa dyshim, atë do ta gjejnë se u mjafton nga barnatorja dhe mjeku, e në veçanti vaj i saj.
Shkenca bashkëkohore vërteton këtë mrekulli!

Prej kur ka treguar Muhamedi alejhi selam se në kokrrën e zezë ka shërim për çdo sëmundje, shpjeguesit e shkencës së hadithit u orvaten, secili në bazë të angazhimit dhe mundësisë që posedon, që ta sqarojnë dhe ta vërtetojë se vërtetë në kokrrën e zezë ka shërim për çdo sëmundje duke përmendur disa sëmundje që shërohen përmes kokrrës së zezë.

Mirëpo ato sëmundje që ata i përmendën janë shumë pak dhe simbolike.
Andaj si mund të përputhet fjala “çdo” e përmendur në hadithin e lartshënuar “ka shërim prej çdo sëmundje” shpjegues?
Kjo pyetje mbeti kështu gjatë pa përgjigje bindëse deri sa deshi Allahu që një mjekë mysliman në Amerikë i quajtur Dr.Ahmed el-Kadi, Allahu e shpërbleftë e sqaroj mrekullinë profetike dhe e përhapi publikisht.





Ai duke qenë i specializuar ne medicinë, pasi që lexoj hadithin e kokrrës së zezë u inspirua të mendoj se patjetër kokrra e zezë duhet të ketë lidhje me diçka në trupin e njeriut që ka lidhje me çdo sëmundje dhe ajo është sistemi i imunitetit.
Ky sistem është përgjegjës kryesor për mbajtjen e trupit të njeriut nga çdo sëmundje që e sulmon.

Kështu pra Dr.Ahmedi u përqendrua në sistemin e imunitetit dhe solli njëzet vullnetar për të bërë provë.
Disa prej tyre i pajisi me kokërr të zezë. Pas disa ditësh, personat që kishin përdorur kokrrën e zezë, vërejtën përmirësim të dukshëm në sistemin e imunitetit.

Pastaj zgjodhi 2 qeliza nga qelizat e sistemit të imunitetit në gjak.
Njëra prej tyre ndihmon sistemin mbrojtës, kurse tjetra ushqehet me baktere.

– Sa i përket qelizës së parë, në studimin e tij se sa ka ndikuar në të kokrra e zezë, ka konstatuar se është përmirësuar për 72%.
– Kurse qeliza e dytë që ushqehet me baktere dhe sëmundja është përmirësuar, sipas konstatimit të tij, del për 73%.
Kjo është sa i përket kokrrës së zezë në veçanti.

Mirëpo Dr.Ahmet el-Kadi ka thënë se në Kuran është një ajet që flet për mjaltë, fjala e Allahut…
“Në të [mjaltë] ka shërim për njerëzit.” [Kaptina En-Nahl: 69].
E për se të mos i bashkojmë: shërimin e Kuranit [mjaltin] me: shërimin e Sunetit: [kokrrën e zezë]?

Bazuar në këtë, Ai përgatiti një bari të kompozuar prej mjaltës së bletës dhe kokrrës së zezë duke i shtuar edhe hudhër, e cila po ashtu ka dobi të shumta dhe çudira.
Dhe me këtë komponim ka mjekuar të sëmurë nga kanceri dhe si rezultat i përdorimit të këtij bari, ka vërejtur përmirësim në qelizat që ndihmojnë sistemin e imunitetit në 200%, kurse qelizat ngrënëse të baktereve janë përmirësuar 300%.

Dr.Ahmeti u paraqit me këtë hulumtim në Unionin e Instituteve Amerikane të Shkencave Eksperimentale Biologjike.
Unioni ia miratoi këtë hulumtim dhe e publikoi nëpër agjencitë botërore të lajmeve ku u përhap fama e tij.

(Visited 63 times, 1 visits today)




Top