Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

HA NGA FRUTAT E XHENETIT

HA NGA FRUTAT E XHENETIT

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Njëditë Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) doli me disa nga shokët e tij jashtë Medines, kur papritur panë një kalorës që po vinte drejt tyre. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e drejtoi shikimin tek ai pastaj u kthye nga shokët e tij dhe u tha:

“Duket sikur ky kalorës është drejtuar për tek ju.” Nuk kaloi vetëm se pak dhe ja ku mbërrin burri i hipur mbi një deve. Qëndroi tek ata dhe filloi t’i shikonte. Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), iu drejtua dhe i tha: “Nga po vjen?” Po vij nga shtëpia, fëmijët dhe të afërmit e mi,- ia ktheu burri dhe ai ofshante nga vështirësitë e rrugës dhe mundimi i udhëtimit. Profeti e pyeti përsëri: “Për ku je nisur?” Dua të Dërguarin e Allahut,- ia ktheu ai. Profeti tha: “Sapo e gjete atë.” Burri u gëzua dhe i shkëlqeu fytyra e tij. Ai i tha: “O i dërguar i Allahut, më mëso mua se kush është imani?” Tha: “Dëshmia se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe të kryesh Haxhin.” Tha: “E pranova.” Sapo burri arriti të pranonte Islamin, lëvizi deveja e tij bashkë me të. Dy këmbët e para të saj hynë në strofullën e një miu. Ajo ra në tokë dhe ai u rrëzua me kokë dhe kështu vazhdoi të përpëlitej derisa vdiq. Profeti tha: “Ma sillni këtu atë.” Kërceu për tek ai Amar bin Jasir dhe Hudhejfja. E ulën, por nuk ulej, e lëvizën, por nuk lëvizte e thanë: “O i dërguar i Allahut, ky vdiq.” Profeti u kthye nga ai dhe papritur e largoi shikimin. Më pas u kthye nga Hudhejfja dhe Amari dhe tha: “A nuk e patë kthimin e shikimit tim ndaj burrit? Unë pash dy melekë që fusnin në gojën e tij nga frutat e Xhenetit dhe kuptova se ai vdiq i uritur.”

“Çdo gjë që është në të (në këtë ekzistencë) do të shuhet. Ndërsa do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.” Rrahman, 26-27.

Ebi Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë se Profeti (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) thoshte: “Nëse vendoset xhenazja në tabut dhe e mbajnë atë njerëzit mbi supet e tyre, nëse ka qenë e mirë thotë: ‘Shpejtoni!’ Dhe nëse ka qenë jo e mirë i thotë të afërmve të saj: ‘Mjerë për mua, ku po më çoni’

E dëgjon zërin e saj çdo gjë, përveç njeriut, e nëse do e dëgjonte atë njeriu do t’i binte të fikët.”

Përktheu: Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

(Visited 151 times, 1 visits today)
Top