Domingo, 21/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

GURI I ZI NE QABE !



GURI I ZI NE QABE !

GURI I ZI NE QABE !

Guri i zi është i zbritur nga Xhenneti ne kohen e Ibrahimit alejhi selam,kur ei ngriti muret e Qabes se bashku me birin e tij Ismailin alejhi selam dhe e beri me urdher te Allahut si pikenisje te tauafit. Ai ishte i bardhë por nga mekatet e njerzëve është bërë i zi, këtë e thotë edhe Muhamedi salAllahu alejhi ve selam:” Guri i zi ka zbritur nga Xhenneti, ishte më i bardh se qumeshti, mirëpo e bënë të zi mekatet e njerëzëve”. Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë-hasen dhe i vërtetë, gjithashtu ky hadith gjendet edhe në Mishkat el Mesabih me verifikim të Muhamed Nasirudin Albanit.

Një transmetim tjetër:” Guri i zi është nga Xhenneti, më i bardhë se bora, mirëpo e bënë të zi mekatet e njerëzëve”. Transmeton Ibën Huzjeme në sahihun e tij, gjithashtu edhe Muhamed Nasirudin Albani në sislisetu sahiha.

“Guri i zi është nga Xhenneti, më i bardh se bora, mirëpo e bënë të zi mekatet e pasuesëve të shirkut”, transmeton Bejhakiu.

“…………..Nuk ka pjesë tjetër nga xhenneti pos gurit të zi”, Tirmidhiu hadith i vërtetë, Albani hadith i vërtetë.





Guri i zi nëse është mundësia duhet të puthet, argument për këtë kemi fjalen e Umerit Allahu qoftë i kënaqur me të, pasi puthi gurin e zi tha:” Unë e di se je guri, nuk sjell dëm e as dobi, por kam pare të dërguarin e Allahut duke të puthur andaj po të puthë edhe unë”, transmeton Buhariu.

E nëse nuk ke mundësi me puthe atëher i bënë isharet me dore apo i jep selam me dorë, e Muhamedi salAllahu alejhi ve selem ka thenë:”Ky guri ka gjuhe dhe buze, do te dëshmoj ditën e gjykimit me të vërtetë për atë që i bënë isharet”. Transmeton Ibën Huzejme në Sahihun e tij.

Allahu na e mundesofte me e pa,pershendet e me deshmu per ne ne Diten e Gjykimit!

(Visited 44 times, 1 visits today)




Top